Ambasadorja amerikane, Ageler flet për zërat për destabilizim, “Listën e Zezë”, korrupsionin!

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler në një intervistë për TV Sitel ka folur për zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut, duke u ndalur në temat aktuale të zërave për destabilizim, shkallën shqetësuese të korrupsionit , listën e zezë amerikane dhe çështjen e emrit, etj, përcjell INA.

“Si vend mik i juaji ende ka shumë punë për të bërë pas 33 viteve të pavarësisë. Ka një Qeveri të re dhe besoj se anëtarët e kësaj Qeverie, kryeministri dhe ministrat e kanë të qartë se përparimi duhet të vazhdoj për shumë çështje. Pikërisht për këtë i kanë zgjedhur qytetarët e këtij vendi dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që të jenë të përkushtuar në ato qëllime”, theksoi ambasadorja Ageler, duke vlerësuar Maqedoninë e Veriut si anëtare e NATO-s dhe vend aleat i vlerësuar i SHBA-ve.

E pyetur për debatet dhe zërat për destabilizim edhe pse kemi të bëjmë me një vend të NATO-s, Ageler shtoi se fokusi duhet të jetë tek mbështetja e masave dhe reformave që forcojnë stabilitetin.
“Dje ishte 11 shtatori dhe si amerikane dhe si njerëz të botës demokratike rikujtuam se në këtë botë ka edhe nga ata që na duan të keqen. Këtë e pamë para 23 viteve në Nju Jork dhe Pensilvani dhe kjo çoi në një fokusim më të thellë për destabilizimin, rreziqet nga forcat e jashtme, dhe nuk duhet të shohim më larg nga horrori rus dhe invazioni ilegal ndaj Ukrainës, se sërish ka të tillë që nuk ia duan të mirën demokracisë. Detyra jonë është të bëjmë çfarë mundemi të mbështetësim masat dhe reformat që do të sjellin dhe forcojnë stabilitetin, jo vetëm këtu në vendin tuaj, por edhe në rajon dhe botë”, theksoi Ageler.

Ajo nënvizoi se është e shqetësuar për shkallën e lartë të korrupsionit dhe se këtë e ka dëgjuar nga qytetarët. Sipas saj, shqetësues është korrupsioni si një kancer i shoqërisë, por edhe gjendja e gjyqësorit. Ambasadorja Ageler amerikan theksoi nevojën e fokusimit dhe forcimit të ekonomisë, duke hapur mundësi për të rinjtë, për të mos braktisur vendin e tyre të bukur.

Duke folur për “Listën e zezë”, ambasadorja amerikane Ageler theksoi se ajo është plotësisht funksionale.
“Mund të ju premtoj se së shpejti kisha një bisedë me kolegët në Uashington dhe ishte shumë bisedë dinamike dhe një listë me emra. Ka shumë raste që po shqyrtohen dhe ky është një proces që çdo herë kur ka ndonjë përparim jemi të informuar nga Uashingtoni. Siç kam thënë ky është një proces shumë i bazuar dhe sigurisht mund të ju them se shumë emra janë në verifikim”, deklaroi diplomatja e parë amerikane në Shkup, Angela Ageler.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu