Kurti: Serbia përdori përdhunimin si mjet lufte në Kosovë, nuk duhet të heshtim përballë këtij krimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se krahas krimeve të kryera nga Serbia, “mjet” tjetër e ka përdorur edhe përdhunimin në mënyrë të lë pasoja të përhershme në shumë familje, raporton Ekonomia Online.

Në diskutimin e organizuar nga Medica Gjakova për reflektimet kritike mbi hulumtimin mbi përdhunimet e luftës në Kosovë, shefi i ekzekutivit ka deklaruar se nuk duhet të heshtim përballë këtij krimi. Andaj, ka thënë se në përpjekjet tona për të adresuar plagët e së kaluarës, është miratuar Strategjia për Drejtësi Tranzicionale.

“Luftërat e viteve të 90-ta në ish-Jugosllavi lanë pasoja të përhershme në shumë familje. Kjo ka qenë edhe njëra ndër strategjitë e Serbisë. Në heshtje e përjashtim shoqëror, të mbijetuarat e këtyre krimeve u bën forca lëvizëse për njohjen dhe dënimin e këtij krimi të luftës. Në Kosovë është përdorur si mjet luftë nga Serbia, mjet që ka lënë pasoja të gjerë te individi, familja, mbarë populli e shoqëria. Andaj, duhet të punojmë që ta ndalim efektin shkatërrues të këtij krimi”.

“Në përpjekjet tona për të adresuar plagët e së kaluarës, po hedhim bashkë hapa përpara. Për herë të para, është miratuar Strategjia për Drejtësi Tranzicionale. Zbatimi i kësaj strategjie kërkon përkushtim nga të gjithë ne. Faleminderit Medica Gjakova dhe Medica Mondiale për këtë studim kaq të vlefshëm mbi pasojat. Bëjmë thirrje për solidaritet nga familjet dhe shoqëria”, u shpreh Kurti

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Veterani i UÇK-së bëhet Kampion Shtetëror në Bodybuilding në Maqedoni

Shkup – Një histori e jashtëzakonshme force dhe qëndrese: një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i cili humbi njërën këmbë gjatë luftës së...

VLEN në Vrapçisht injoron apelin e Avokatit të Popullit për mos­përdorimin e fëmijëve në fushatë

Avokati i Popullit ka bërë apel publik që fëmijët të mbrohen nga çdo formë e abuzimit politik gjatë fushatave zgjedhore. Megjithatë, vetëm pak orë...

Angelina Jolie: “E dua vendin tim, por sot nuk e njoh më Amerikën”

Në një kthesë të re të jetës së saj, aktorja dhe regjisorja e njohur po përgatitet të lërë përfundimisht Shtetet e Bashkuara pas përfundimit...

Izraeli nis transferimin e të burgosurve përpara lirimit

Izraeli ka filluar transferimin e të burgosurve në dy burgje përpara lirimit të tyre si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, e hartuar...

Kurti sulmon kandidatin e PDK-së në Mitrovicë: Po garojnë me gomë rezervë

Në një tubim në Mitrovicë, Albin Kurti ofendoi kandidatin e PDK-së Arian Tahiri duke e quajtur “gomë rezervë” teksa kërkoi mbështetje për Faton Pecin Kryeministri...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu