Konflikti Sekiraqa-Capat në Aktash, kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se fshehu dy armë nga vendngjarja!

Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka bërë kërkesë Gjykatës Themelore të Prishtinës që të marrë vendim për paraburgim për të dyshuarin Vesel Bunjaku, pasi sipas shkresës së Prokurorisë, ekziston dyshim i arsyeshëm, bazuar në regjistrimin e kamerave, se Vesel Bunjaku në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Manipulim me Prova” nga neni 389 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas shkresës së Prokurorisë, dyshohet se pas përfundimit të konfliktit në mes të Sekiraqve dhe Capave në mbrëmjen e 1 shtatorit ku mbeti një i vrarë dhe disa të plagosur, Bunjaku kishte marrë dy revole që dyshohet se njëra është e Salih Sekiraqës dhe tjetra e Fatos Abazit, dhe të njëjtat i ka fshehur në një lokal.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se me datë 01.09.2024, sipas orës së kamerave 21:42:16 e cila ka dallim me kohen reale, pas përfundimit të gjuajtjeve mes dy grupeve, me qëllim të fshehjes dhe manipulimet me prova, i pandehuri Vesel Bunjaku merr dy armë të cilat dyshohet se njëra është e të pandehurit Salihh Sekiraqes revole me ngjyrë të zezë dhe tjetra dyshohet të jetë e të pandehurit Fatos Abazi me ngjyrë të bardhë, me ç’rast shkon në terasën e lokalit në drejtim të banakut ku nga kamerat e lokalit vërehet se në dorë mban armë, pastaj del nga pjesa e prapme e lokalit i fsheh armët dhe kthehet në lokal sipas kohës së kamerave 21:42:36 ku në duar nuk ka më asgjë”, thuhet në shkresën e Prokurorisë të siguruar.

Prokuroria kërkesën për paraburgim e ka mbështetur edhe në faktin se i dyshuari Vesel Bunjaku ka qenë në vuajtje të dënimit për “ndihmë në kryerje të vrasjes” dhe “armë mbajtje pa leje” dhe ishte liruar me kusht më 29 korrik 2024 e ku i kishin mbetur edhe dy vite e dy muaj burg për t’i vuajtur. Gjithashtu në shkresën e Prokurorisë thuhet se i njëjti pas ngjarjes s’ka bashkëpunuar fare me Policinë, duke mos treguar se ku janë armët dhe pse i ka larguar nga vendi i ngjarjes.

“Pikërisht për këto arsye mund të arratiset dhe mund të fshihet për tu mos u privuar nga liria, me çka do të vështirësonte zhvillimin e procedurës penale dhe do të ndikonte në zvarritjen e hetimeve duke pasur parasysh edhe lirimin e tij me kusht”, thuhet në shkresën e Prokurorisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti i përgjigjet Selës: Ju me gjykatësit maqedonas e shfuqizuat balancuesin, ne sollëm Ligjin për përfaqësim të drejtë

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj kritikave të kreut të ASH-së, Ziadin Sela, i cili e akuzoi qeverinë se me Ligjin për...

NATO merr vendim historik: Secili vend anëtar do të shpenzojë 5% të PBB-së për mbrojtje, deri në vitin 2035

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s janë zotuar të shpenzojnë çdo vit 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtje dhe siguri, deri...

Eurodeputetët grekë kërkojnë që “Republika e Maqedonisë së Veriut” të zëvendësohet me “Shkup” në dokumentet zyrtare të BE-së!

Një veprim befasues, por pak i vërejtur nga publiku rajonal, ka ndodhur në Parlamentin Evropian: eurodeputetët grekë Emanuil Fragkos dhe Galatia Alexandraki, që në...

Zelensky do të takohet me Trump në kuadër të Samitit të NATO-s në Hagë

Më 25 qershor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është planifikuar të zhvillojë takime me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si dhe me udhëheqës të tjerë...

“Përvëlohet” Amerika e Veriut, valë ekstreme të nxehti! Dhjetëra të shtruar në spital, shpallet gjendje emergjente

Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë pjesën lindore të Amerikës së Veriut, duke shkaktuar dhjetëra raste të shtrimeve në spital dhe duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu