“Në shërbim të stabilitetit të BE”/ Orbani pret në takim presidentin e Republikës Sërpska, çfarë u diskutua

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, bisedoi me presidentin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, gjatë një takimi në Budapest.

Ata biseduan për “integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE) dhe se si Hungaria, si kryesuese e Këshillit të BE-së, mund ta përmirësojë këtë proces”, tha zëdhënësi për media i zyrës së kryeministrit hungarez, Bertalan Havasi.

Ndërkohë, Orbani shkroi në rrjetin social X se takimi i tij me Dodikun ishte “në shërbim të thellimit të stabilitetit të Bashkimit Evropian”.

“Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është thelbësor për BE-në. Në vend të leksioneve dhe sanksioneve, ne besojmë në dialog dhe bashkëpunim. Takimi im sot me presidentin Millorad Dodik i shërbeu këtij qëllimi”, shkroi Orban.Orbani është një nga aleatët kryesorë të presidentit prorus të entitetit serb të Bosnjës dhe një nga liderët e paktë të BE-së që janë të gatshëm të takohen me të. Ata biseduan të paktën tri herë në vitin 2023.

Në fillim të këtij viti, Dodiku ia dha Viktor Orbanit çmimin “Urdhri i Republikës Sërpska” në një ceremoni në Banja Llukë.

Të gjithë presidentët e mëparshëm të Serbisë, si dhe kreu i Kishës Ortodokse Serbe dhe pesë personat e dënuar për krime lufte para Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë, përfshirë ish-udhëheqësin serb të Bosnjës Radovan Karaxhiq dhe ish-komandantin e Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiq, janë shpërblyer me këtë çmim.

Dodik, një nacionalit i cili ia dha çmimin e njëjtë edhe presidentit rus Vladimir Putin vitin e kaluar, është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe për shkak të përpjekjeve të tij për ta minuar marrëveshjen për paqe Dejton, e cila i dha fund luftës së Bosnjës në vitet ’90.

Qeveria hungareze vuri veton ndaj sanksioneve të BE-së kundër Dodikut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu