Banori i Gallatës sulmon fizikisht dhe verbalisht gazetarin e Alsat-it

Ekipi i Televizionit Alsat gjatë raportimit në fshatin Gallatë të Komunës së Vrapçishtit është sulmuar fizikisht dhe verbalisht nga një banor i fshatit. Të njëjtit i ka penguar raportimi i televizionit Alsat dhe mediave të tjera duke i akuzuar pabazë ato për nxitje dhe raportim jo objektiv.

“Kamerat nuk jeni të mirëseardhura këtu. A ke leje për të incizuar këtu? Po kam! Më trego lejen. Me trego çfarë leje keni. Merrni veturat dhe të mos ju shoh këtu. Neve këtu kemi bashkëjetesë me të gjithë. Për këtë arsye kemi ardhur edhe ne. Ka kush flet këtu. Kisha ka udhëheqësi dhe ajo do të flet. Ikë dhe më padit lirisht. Të lutem mos më prek se nuk ke të drejtë. Ky është vend publik dhe unë kam të drejtë. Nuk ke të drejtë. Shko në televizion. Nëse mendon se më frikëson, gabohesh. Mos nxit. As ti nuk më frikëson. Nuk mund as në ….. të më frikësosh. Të lutem kujdes me fjalët, nuk kemi ardhur për sherr. Ikë shporru, nuk jeni të mirëseardhur në fshat”.

Rastin e denoncuam në stacionin më të afërt të policisë. Denoncimin e bëmë mbi bazën e sulmit ndaj personit zyrtar. Në stacionin policorë të Gostivarit i morën vetëm të dhënat tona, ndërsa u detyruam që rastin ta paraqesim edhe në SPB Tetovë.

“Pas kësaj situate që e patë në fshatin Gallatë të Komunës së Vrapçishtit neve u drejtuam në stacionin policor të Gostivarit për të denoncuar rastin në të cilin neve si gazetarë u penguam të kryejmë punën tonë”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Zyrtarët policorë na njoftuan se personi i cili ka kryer sulmin verbal dhe pengesën ndaj ekipeve televizive e posaçërisht Televizionit Alsat është i njohur për organet e rendit. Në kartën e tij penale janë evidentuar disa vepra të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, kanosje dhe pengesa të ngjashme ndaj personave zyrtarë. Sipas Kodit Penal, pengesa ndaj personit zyrtarë parashikon dënim me burg deri në 3 vjet. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu