Bajrami: 273 milionë euro është shuma e korrupsionit për katër vite të qeverisë Kurti!

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se për katër vite të Qeverisë Kurti, korrupsioni kapë shumën prej 273 milionë euro.

Bajrami përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kurti nuk e lufton korrupsionin dhe as nuk e ka luftuar për katër vite.

Sipas deputetes së LDK-së, kësaj kauze tanimë nuk i beson as presidentja e vendit, Vjosa Osmani e as qytetarët e Kosovës.

Postimi i plotë:

Për katër vjet të Qeverisë Kurti korrupsioni kapë shumën prej 𝟐𝟕𝟑 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ 𝐄𝐮𝐫𝐨

Albin Kurti nuk e lufton korrupsionin, nuk e ka bërë që katër vite, kësaj kauze tanimë nuk i beson as Vjosa Osmani e lere më qytetarët e vendit.

Albin,

Sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik prej 𝟐𝟏 𝐦𝐚𝐫𝐬𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟏, 𝐤𝐮𝐫 𝐣𝐮 𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐊𝐫𝐲𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐫 𝐦𝐞 𝟓𝟏% 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐨𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝟏 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟒, vetëm në nivelin qendror janë lidhë 𝟐𝟏𝟐𝟑 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞𝐠𝐨𝐜𝐢𝐮𝐚𝐫𝐚 (njëburimore) 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝟐𝟕𝟑 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ 𝐄𝐮𝐫𝐨, prej tyre 𝟏𝟑𝟒𝟖 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 janë kontrata për herë të parë, ndërsa 𝟕𝟕𝟓 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 janë aneks-kontrata.

𝟐𝟕𝟑 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ 𝐄𝐮𝐫𝐨, para këto të buxhetit të Kosovës kanë përfundu te ‘dostat’, pa asnjë procedurë prokurimi siç e kërkon Ligji, janë kry negociatat në katër sy.

Të korruptuarit kurrë nuk e luftojnë korrupsionin, se ju duhet me luftu vetën.

Unë ju bëj thirrje organve të drejtësisë që sa më parë të merren me këto 2173 kontrata njëburimore dhe të korruptuarit ta marrin denimin e merituar.

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/1048708679975357?ref=embed_post

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti sot zyrtarisht merr detyrën si kryetar i Komunës së Çairit

Sot pranova detyrën si Kryetar i Komunës së Çairit. Nga sot po rikthehem në vendin tim, mes njerëzve të mi, me nder, me përulësi...

Konjufca: Një qeveri pa Albin Kurtin kryeministër është kompromis i madh, tash radhën e ka opozita

I mandatuari për kryeministër, Glauk Konjufca, ka folur në mbledhjen e Këshillit. Ai ka thënë se tash është në radhën e opozitës. “Një qeveri pa Albin...

Blerta Deliu: Mandatari i ri pa shumicë është lojë për të fituar kohë- zgjedhjet janë zgjidhja

Deputetja e PDK-së Blerta Delliu ka reaguar pasi Glauk Konjufca u propozua mandatar i dytë për kryeministër të vendit.Deliu thekson se ‘Mandatari i ri...

Konjufca propozohet për mandatar për kryeministër

Glauk Konjufca është propozuar për mandatar për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje e cila ka mbledhur sot Këshillin e Përgjithshëm. Konjufca është propozuar pasi...

Ramis Aliu: Fitorja e bashkimit dhe e shpresës në Dollnen

Ramis Aliu: “Një zë i fuqishëm i popullit u dëgjua – vendosi drejtësia, vendosi e bardha ndaj të zezës” Pas përfundimit të procesit zgjedhor në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu