Arrestohet predikuesi “salafit” Leonis Hamza, pritet të dëbohet në Kosovë!

Është arritur që të arrestohet predikuesi salafit, Abdul Alim Hamza, emri i vërtetë it ë cilit është Leonis Hamza.
Shtetasi Kosovar, që njihej si predikues i rrezikshëm është arrestuar dje gjatë një termini që kishte në Zyrën për të Huaj në Bon të Gjermanisë.

Ai pritet që tanimë të dëbohet për në Kosovë.

Sipas raportimeve në lidhje me të thuhet se ishte i lidhur me skenën radikale “salafiste”. Hamza tërhoqi vëmendje sepse organizoi ngjarje me salefistë të njohur radikalë, përfshirë predikuesin e Bonit, Abu Dujana, në të ashtuquajturën “Shtëpi e Integrimit” në Bon të Duisdorfit.

Po ashtu ai ishte aktiv në grupin e njohur e të ndaluar tashmë “The True Religion”.

Në lidhje me arrestimin e tij shkroi edhe gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani.

Ai tha se nga janari 2022, i dyshuari kishte përhapur informata tendecioze islamike dhe për këtë ishte nën vëzhgimin e autoriteteve gjermane.

“Arrestohet predikuesi salafist Abdul Alim Hamza (emri i vërtet Leonis Hamza). Pritet të debohet në Kosovë…

Pas sulmit me hanxhar dhe thika të një shqiptari në Linz am Rhein ndaj stacionit të policisë dhe arrestimit të tij, tani edhe një rast tjetër i personave të radikalizuar shqiptarë: Në Bon të Gjermanisë është arrestuar dje predikuesi salafist me emrin Abdul Alim Hamza. Shtetasi kosovar me emrin e luftës Abdul Alim Hamza, në fakt quhet Leonis Hamza. Ai është në paraburgim dhe pritet të dëbohet (sipas informacioneve të mia shumë shpejt) në Kosovë. Pas sulmit në Solingen dhe tentativës për sulm në Mynih, si dhe pas sulmit në Linz am Rhein, qeveria gjermane ka njoftuar se do të ashpërsojë masat ndaj personave të radikalizuar. Sipas raportimeve të mediave gjertmane, Abdul Alim Hamza, i njohur si predikues i rrezikshëm i islamit, është arrestuar dje gjatë një termini që kishte në Zyrën për te Huajt në Bon. Atij i pëlqen të ketë foto në rrjetet sociale me personazhe të të quajtur si të rrezikshëm, Arafat Abou-Chaker. Sipas gazetës gjermane Bild, ai është i lindur më 1990 në Pejë dhe jetonte në Bon. Njoftohet se nga janari 2022 ai ka përhapur informata tendecioze islamike dhe për këtë ka qenë nën vezhgimin e autoriteteve gjermane. Në qytetin e Bonit, Abdul Alim Hamza ishte imam në një xhami që agjencia e sigurimit e konsideron si një “vend takimi salafist”. Ai ka kontakte me selafistët e njohur, si: Ibrahim El-Azzazi, Abu Dunja dhe Pierre Vogel”./Lajmi.net/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

E zbulojnë gjeologët/ 20 milionë tonë bakër me vlerë mbi 100 miliardë dollarë gjenden në Kinë

Në një zbulim të papritur, ekspertët kanë zbuluar një depozitë masive bakri në Pllajën Tibetiane të Kinës, që tejkalon 20 milionë tonë. Burimet e...

Trump: Mendoj se Zelensky është i gatshëm t’ia dorëzojë Krimenë Rusisë

Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se ai mendon se homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky është i gatshëm t’i dorëzojë Krimenë Rusisë...

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot me vranësira dhe diell. Në pjekët perëndimore dhe jugore do të ketë kushte për reshje shiu dhe bubullima të rralla. Do të fryjë...

Shënimi i 1 majit/LSM me protesta, KSL me konferencë me pushtetin dhe punëdhënësit

Një sindikatë 1 majin – Ditën e Punës do ta shënojë me protesta, ndërsa tjetra më 30 prill me një konferencë mbi zhvillimin e...

Trump ashpërson retorikën me Putinin pas sulmeve mbi zonat civile në Ukrainë: Ndoshta nuk do që ta përfundojë luftën, por dëshiron të më mbajë...

Pas një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Presidenti i SHBA-së Donald Trump nisi të përdorë papritmas një ton më të ashpër ndaj Presidentit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu