Miteva: Anti-korrupsioni të hapë lëndë kundër Filipçes

Marija Miteva, nga VMRO-DPMNE, ka deklaruar se LSD dhe Filipçe heshtin për më shumë se 48 orë për 5 banesat e Venko Filipçes në Shkup, të cilat tani 6 vite pasi u bë bartës i pozitës zyrtare, ai raporton se i ka në pronësi dhe i ka marrë pa hyrë në politikë.

“Shqetësuese është edhe heshtja nga institucionet kompetente. Mjafton t’i shikosh dy fletët e anketimit të Filipçes nga viti 2018 dhe 2024 dhe do të dalë në një konkluzion të thjeshtë se prona që ai posedon tani është blerë para vitit 2018, por nuk e ka raportuar kur është bërë ministër. Akoma më e habitshme është fakti se ai nuk ka deklaruar pasurinë që ka deklaruar në vitin 2018 dhe as të ardhurat e realizuara nga shitja”, deklaroi Miteva.

Ajo i bëri thirrje anti-korrupsionit që menjëherë të hapë rast dhe të fillojë procedurë kundër Filipçes.

“Pasuria e paluajtshme që Filipçe ka raportuar në vitin 2018, por që tani mungon, është mbi 600 mijë euro. Ku është prona dhe nëse e ka shitur pse nuk i ka deklaruar paratë?Pasuria e paluajtshme që Filipçe ka raportuar në vitin 2024 dhe theksojmë se është blerë para vitit 2018, sipas informacioneve që disponojmë, llogaritet në mbi 700 mijë euro. Venko Filipçe ka fshehur pasurinë dhe ka harruar atë që ka raportuar në vitin 2018? Sa pasuri fsheh Venko Filipçe? Nëse mbledh vlerën e pasurisë së paluajtshme të Filipçes nga viti 2018 dhe 2024, del një shumë prej mbi 1.3 milionë euro. Institucionet nuk duhet të heshtin. Në vend që të heshtin, Filipçe dhe LSD duhet të fillojnë të japin përgjegjësi”, deklaroi Miteva.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Spalletti mahnitet nga Zhegrova: Shpejtësia dhe ndjeshmëria e tij janë të jashtëzakonshme

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka folur me superlativa për yllin kosovar Edon Zhegrova, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse. “E njihja më herët Zhegrovën, por...

Përsëri ngec “Severnistani”!

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese! Me gjithë broçkullat e despotit Micko dhe qeverisë së koalicionit për...

Personalitati më i votuar në zgjedhjet lokale nga radhët e AKI me 27.227 vota është Abdul Selam Selami

Në zgjedhjet lokale të mbajtura së fundmi, Abdul Selam Selami ka dalë si personaliteti më i votuar nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim...

Ligji për lojërat e fatit ‘fle’ në Kuvendin e RMV-së, zvarritet miratimi

Ndonëse se u promovua me shumë bujë si një hap i madh për mbrojtjen e të rinjve, propozim-ligji për lojërat e fatit me të...

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu