Ministri i Administratës: Balanceri për momentin mbetet, por nuk do të thotë se nuk do të hiqet!

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka deklaruar se balancuesi mbetet në fuqi, mirëpo kjo nuk do të thotë se heqja e tij nuk do të diskutohet. I pyetur нга Radio Evropa e Lirë, се ас do të shfuqizohet balanceri pasi që më herët kishte deklaruar se ka pasur abuzime, ai deklaroi se në këto momente nuk mund të spekulojnë edhe pse nga raporti i shqyrtimit të Bashkimit Evropian nga viti 2023 shtoi Minçev, është raportuar se po keqpërdoret.

Goran Minçev, ministër i Administratës Publike

“Tashmë kam thënë se në të kaluarën Balanceri ka qenë subjekt i keqpërdorimeve, pra kemi raste kur maqedonasit janë shkruar si shqiptarë, shqiptarët janë shkruar si maqedonas, pjesëtarë të bashkësive të tjera etnike, që do të thotë se Balancuesi praktikisht tashmë po e humb qëllimin për të cilin është krijuar. Në këtë moment zbatohet zgjidhja ligjore. Përderisa nuk ka zgjidhje tjetër ligjore në fuqi, mbetet aplikimi i Balancerit, sipas Ligjit për Punonjësit e Sektorit Publik, por kjo nuk do të thotë se nuk do të jetë objekt diskutimi për heqjen eventuale të atij mjeti Balancer.”

Sa i përket të punësuarve, Minçev theksoi se ëshët një situatë kontradiktore pasi që ka institucione me mbipunësim dhe vetëm 30 përqind e të punësuarve i kryejnë detyrat e punës.

Goran Minçev, ministër i Administratës Publike

“Mendoj se ne si shoqëri jemi pjekur për të bërë një sistem të qëndrueshëm dhe nga diku duhet të fillojmë. Ka disa shembuj që inicojnë analiza të tilla serioze, ndryshime serioze”.

Minçev theksoi se është e palogjikshme që të ketë inspektorate, apo disa institucione që kanë 15 punonjës dhe të kenë borde drejtuese prej 7 anëtarësh që marrin rreth 2000 deri në 2500 euro dhe bëjnë një shpenzim buxhetor vjetor rreth 250 mijë euro ku bëjnë një seancë një herë në vit. E gjithë kjo sipas Minçev është rezultat i punësimit të mëparshëm partiak në 30 vitet e fundit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu