VLEN: Kjo ditë është simbol i vendosmërisë dhe aspiratës sonë për demokraci, liri dhe mirëqenie!

Koalicioni VLEN uron 8 Shtatorin, Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Nga koalicioni VLEN thonë se kjo ditë është simbol i vendosmërisë dhe aspiratës sonë për demokraci, liri dhe mirëqenie.

“Në ditën kur shënojmë 33-vjetorin e pavarësisë së Republikës së përbashkët të Maqedonisë së Veriut, Koalicioni VLEN i përcjell urime të gjithë qytetarëve. Kjo ditë është simbol i vendosmërisë dhe aspiratës sonë për demokraci, liri dhe mirëqenie.
Edhe pas 33 vitesh pavarësi dhe 23 vitesh nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, për fat të keq, ende hapen çështje për përdorimin e gjuhës amtare të shqiptarëve, një arritje qytetëruese dhe përfitim demokratik që nuk duhet të vihet në pikëpyetje në shekullin XXI.

Gjenerata jonë ka detyrim historik të përballet me korrupsionin endemik politik dhe të ndërmarrë hapa vendimtarë për reforma që do të rikthejnë kapacitetet e institucioneve të dëmtuara shtetërore. Vetëm përmes transparencës, përgjegjshmërisë dhe përkushtimit ndaj të mirës së përbashkët, mund të sigurojmë një të ardhme të ndritur për të gjithë qytetarët tanë, pavarësisht përkatësisë etnike.
Në këtë ditë të rëndësishme, koalicioni VLEN u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe faktorëve politikë të kultivojnë frymën e unitetit, tolerancës dhe bashkëpunimit. Vetëm kështu do të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri që e meritojmë – një shoqëri me të drejta të barabarta, mundësi dhe stabilitet.

Gëzuar 8 Shtatorin, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut!”, thonë nga koaliconi VLEN.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shtetasi gjerman deportohet nga Maqedonia për valëvitje të flamurit të “Shqipërisë së Madhe”

Një shtetas gjerman është dënuar me kusht dhe është deportuar nga Maqedonia e Veriut për shkak të siç thuhet gjuhës së urrejtjes. Ai kishte...

Rron Gjinofci shpërndan propagandë për të shtrembëruar historinë e luftës së UÇK-së

Aktivisti i njohur i OJQ-ve të financuara nga fondacionet e George Soros, Rron Gjinofci, ka shpërndarë në rrjetet sociale një status provokues ku sulmon...

Kurti-gazetares: I thoni pronarit të televizionit tuaj t’ia kthejë Telekomit 62,2 milionë euro, lëri albuminat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë prononcimit për media pas vizitës në Klinikën e Kardiologjisë, ka reaguar ashpër në pyetjen e gazetares...

Zyrtarët ushtarakë paralajmërojnë se pushtimi i Gazës do ta sillte vdekjen e shumë ushtarëve

Zyrtarët ushtarakë izraelitë besojnë se nëse Izraeli e çon përpara planin për ta pushtuar plotësisht Rripin e Gazës, kjo do të çonte në viktima...

Dodik humb mandatin si president i Republikës Srpska

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë e Hercegovinës ka marrë një vendim unanim për t’ia hequr mandatin Milorad Dodikut si president i Republikës Srpska Komisioni Qendror...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu