Kurti: Presidenti Rugova përfaqësonte politikat e tij brenda e jashtë, për liri, demokraci e pavarësi!

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 34-vjetorin e Kushtetutës së Parë të Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, teksa tha se pikërisht më 7 shtator, sot, në Podujevë u zbulua shtatorja e presidentit të parë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Kurti tha se fillimi i dekadës së fundit të shekullit të kaluar ishte i rëndë dhe i vështirë, por sipas tij, Dr. Gazmend Zajmi ishte në krye të hartimit të kushtetutës për mëvetësi me vetëvendosje.

“Anton Çetta i printe pajtimit të gjaqeve mes shqiptarëve; Adem Demaçi u kthye te populli i tij pas gjithsej 28 vite nëpër burgje; Dr. Ibrahim Rugova e udhëhiqte Alternativën për pavarësi me një rezistencë paqësore; Dr. Ejup Statovci ishte në krye të rimëkëmbjes së Universitetit të Prishtinës; Ukshin Hoti organizonte demonstrata popullore e shkruante për demokraci autentike; Akademik Rexhep Qosja dominonte debatet historike dhe frymëzonte rininë patriotike; etj”.

“E në fillim të asaj dekade, pasi ishin kthyer nga stërvitjet ushtarake në Shqipëri, Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Sali Çekaj organizonin grupet e armatosura drejt formimit të UÇK-së. Qëndresa shoqërore që i parapriu protestave aktive studentore dhe luftës së lavdishme çlirimtare, kërkonte angazhim intelektual e kontribut qytetar, përkushtim kombëtar e nivel kulturor, vetëdije politike e afirmim ndërkombëtar”, shkroi Kurti.

Tutje, kreu i qeverisë tha se me fjalën e qetë dhe të urtë, me punën e vazhdueshme dhe të durueshme, Rugova përfaqësonte politikat e tij në Kosovë dhe jashtë saj, për liri, demokraci e për pavarësi.

“Kjo shtatore e Presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë, e realizuar si vepër arti nga skulptori Gëzim Muriqi, e pasuron ikonografinë e shesheve tona publike në nderim dhe kujtim për të”, shkroi ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gashi: Zërat për shkarkimin tim janë shpifje

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi i ka quajtur shpifje shkrimet nëpër portale për shkarkimin e tij eventual. Gashi thotë se në VLEN ka unitet...

“Fitorja e Trump e tronditi Europën nga përgjumja”, Rama për The Guardian: Putin bëri që Brukseli të ndryshojë qasje për anëtarësimet e reja

Rama, i cili mbush 60 vjeç në korrik, e bazoi fushatën e tij zgjedhore mbi premtimin se do të shtynte përpara procesin e anëtarësimit...

SHBA-ja ka dështuar me sulmet mbi Iranin, thotë Khamenei

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë në fjalimin e tij të parë që nga arritja e armëpushimit Izrael-Iran se SHBA-ja ka...

Seuli thotë se Koreja e Veriut mund të dërgojë më shumë trupa në Rusi së shpejti

Koreja e Veriut mund të dërgojë trupa shtesë në Rusi për të luftuar në luftën e Moskës kundër Ukrainës në korrik ose gusht, dhe...

“SHBA-të dështuan, nuk arritën asgjë”, Khamenei: Sulmi nuk ishte për çështjet bërthamore, ata duan që të dorëzohemi

Udhëheqësi i Iranit Ajatollah Khamenei mbajti një deklaratë për shtyp këtë të enjte. Në deklaratën e tij, Ajatollah Khamenei thotë se SHBA-të “dështuan të arrinin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu