Ministrja finlandeze: Kosova e ka vendin e merituar në BE

Kryediplomatja finlandeze, Elina Valtonen thotë se Finlanda e mbështet Kosovën në rrugën e integrimit euroatlantik dhe se po forcojnë sigurinë në Evropë.

Në një intervistë për KosovaPress, derisa nënvizon se Kosova ka vendin e merituar në BE, Valtonen tha se presin reforma të shpejta e stabilitet në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Kur situata globale është e mbushur me sfida të ndryshme, nga konflikti në Ukrainë dhe kërcënimet e sigurisë deri te ndryshimet klimatike, Valtonen ndan perspektivën e Finlandës për prioritetet e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Flet për rolin e Finlandës në NATO dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për adresimin e ndryshimeve klimatike.

“Ne qëndrojmë krah Kosovës, e shohim se Kosova e ka vendin e merituar në Bashkimin Evropian dhe në të gjitha organizatat e tjera, dua të them se jemi shumë pro integrimeve euroatlantike të Kosovës, dhe me të vërtetë ne dëshirojmë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor që të ketë reforma të shpejta dhe gjithashtu stabilitet, që do të mundësonte anëtarësimin e rajonit në BE”, thotë ajo.

Ministrja finlandeze tha se në Kosovë ka hasur në potencial për investime, dhe thotë se do t’iu tregojë ndërmarrësve finlandezë.

“Jam e sigurt se ka shumë, mund të bëjmë më shumë, por tashmë, ne po bashkëpunojmë në shumë fusha, politikisht, në siguri, por veçanërisht në tregti dhe investime dhe kjo është diçka ku ne patjetër mund të rrisim përpjekjet tona nga të dyja palët. Pra, padyshim që është shumë mirë të shohësh këtu në Prishtinë dhe gjithashtu gjetkë ku kam qenë për të parë sa i shpejtë është zhvillimi, ka shumë ndërtime që po ndodhin, kështu që qartë dua të them, Finlanda ka shumë ekspertizë të themi në energji, ndërtim efikas, zbutjen e ndryshimeve klimatike, kështu që kjo do të ishte padyshim diçka në të cilën do të donim të ndihmonim, të themi se kemi ekspertizë të nivelit të lartë në ashensorët, kështu që, mendoj se ka shumë. Kështu që kur të kthehem, thjesht do t’u them ndërmarrjeve finlandeze se ka shumë potencial për të investuar këtu në Kosovë dhe ne patjetër mund të rrisim ndërveprimin tonë”, ka thënë Kryediplomatja finlandeze, Elina Valtonen.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani e pret Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

E para e shtetit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim presidentin shqiptar, Bajram Begaj. Osmani tha se në këtë takim të ngrohtë, biseduan për...

LSDM paralajmëron protestë të madhe kundër emigrantëve, Mickoski mohon të ketë një marrëveshje të tillë me Britaninë

Venko Filipce, kryetar i LSDM-së, njoftoi se do t’i paraqesë Parlamentit një rezolutë që do të parandalonte sjelljen e migrantëve në Maqedoni. Sipas tij,...

Kallëzim penal për Oliver Spasovskin

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, përcjell TV21. I njëjti,...

Gashi tregon se sa i frikësuar ishte Kurti pas sulmit në Banjska: Vinte me na’u lutë

Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka treguar për friken që kishte kryeministri Albin Kurti pas sulmit terrorist në Basnjka. Gjatë një interviste për emisionin “Debat...

Instituti i Kosovës për Drejtësi: Qeveria Mbron të Dyshuarit për Korrupsion dhe Sulmon Hetimet

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin me titullin “Llogaridhënia përballë skandaleve qeveritare”. Ky raport përbmledh të gjitha rastet e dyshuara për shkelje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu