VLEN dhe BDI takohen me IRI-n

Liderët e VLEN-it dhe përfaqësues të lartë të BDI-së, kanë realizuar takime të ndara me përfaqësues të lartë të organizarët amerikane IRI në Shkup, transmeton TV21.

Nga VLEN njoftojnë se në këtë takim, është biseduar për integrimin e vendit në BE, reformat, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Është theksuar edhe nevoja për bashkëpunim mes VLEN dhe IRI-it për t’i realizuar qëllimet strategjike.

Njoftimi i plotë i VLEN-it pa ndërhyrje:

“Në zyrat e organizatës amerikane IRI në Shkup, liderët e koalicionit VLEN zhvilluan një takim shumë të rëndësishëm me drejtorin për Europë, z. Paul McCarthy, dhe drejtorin për Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, z. John Fluharty.🤝
Në këtë takim, u diskutua për çështjet kyçe të integrimit europian, reformat e nevojshme, sundimin e ligjit, dhe luftën e pakompromistë ndaj korrupsionit. U theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë me IRI-në për të përshpejtuar procesin e integrimit dhe për të forcuar institucionet tona. Koalicioni VLEN është i angazhuar për realizimin e këtyre qëllimeve dhe për avancimin e progresit në vend dhe rajon. “

Ndërkaq Artan Grubi nga BDI në Facebook njoftoi se në takimin e përfaqësuesve të BDI-së me ata të Organizatës Amerikane IRI, është biseduar krahas për temat e njëjta, por edhe për legjitimitetin, respektimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Ligjin për gjuhët.

Njoftimi i plotë i Grubit pa ndërhyrje:

“Sot bashkë me Arbërin dhe Jetonin, në zyrat e organizatës amerikane IRI në Shkup, takuam z. Paul McCarthy, drejtor për Europë, z. John Fluharty, drejtor për Shqipëri dhe Maqedoni të veriut dhe zonjën Ilina Mangova.

Bashkë biseduam për integrimin europian, legjitimitetin, respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, reformat, vetingun dhe sundimin e ligjit, bashkëpunimin me IRI , ligjin për gjuhën shqipe, etj.

Legjitimiteti buron nga vullneti i popullit në zgjedhje dhe më pas duhet të reflektojë në institucionet të cilat formohen si rezultat i zgjedhjeve.

Ne po ballafaqohemi me Qeveri me legjitimitet monoetnik që nuk respekton vullnetin e shqiptarëve dhe çdo ditë po cënon barazinë dhe Marrëveshjen e Ohrit, sëfundmi edhe gjuhën shqipe”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN: Një Zë për fitoren e 2 nëntorit!

Fitorja e 19 tetorit ishte kthesa e madhe në komunat shqiptare. Nga Çairi e Saraji, te Haraçina, Zhelina e Tearca shqiptarët folën me një...

Shaholli: Vota për komitët, janë vota për nënshtrim!

Çdo votë nga vredistët dhe jo vetëm në ditën e votimit, të kryqëzuar për komitët është votë për nënshtrim dhe vasalitet, denigrim dhe...

Kur liderët e VLEN-it e braktisën, shokët i dalën në krah, Ahmeti: Haqim Ramadani mbetet njeriu që ruan dinjitetin për Bervenicën!

Kur të gjithë e braktisën, nga lideri i LD-së Izet Mexhiti e deri te ai i Tetovës Bilall Kasami, populli po reshtohet pas tij....

Strugë- VMRO do të marrë 60% të pozitave në komunë, në proporcion me votat e dhëna!

Sipas burimeve të brendshme brenda koalicionit VLEN, në rast të fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Strugë, VMRO-DPMNE do të marrë...

Xhevdet Jashari i reagon ashpër Adnan Azizit: “Me ndihmën e Mickovskit do ta ktheni Gostivarin?! Hajde ta shohim!”

Pas deklaratës të Adnan Azizi nga koalicioni VLEN, i cili u shpreh se “me ndihmën e qeverisë do ta kthejmë komunën e Gostivarit tek...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu