Kurti: Policia e Kosovës, e gatshme të mbrojë territorin edhe me jetë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar të gjithë popullin e Kosovës për 25-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.

Kurti tha se policia jo vetëm që ruan qytetarët e jep siguri, por ata janë të gatshëm dhe të japin jetën për Kosovën, raporton Klankosova.tv.

“Urime të gjithëve 25-vjetori i Policisë së Kosovës. Pas përpjekjeve të mëdha të popullit të Kosovës për liri, policia u bë institucioni i parë që me fisnikëri e besueshmëri i shërbeu qytetarëve të vendit, e që në mes dhimbjeve të madha dhe humbjeve nga lufta, sytë i kishte nga rimëkëmbja. Veprimet e policisë sonë në sulmet e një pas njëshme në tri vitet e fundit, nga grupet kriminale të dirigjuara nga Serbia, e veçanërisht në sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveqanit, dëshmojnë me profesionalizëm dhe pasion arrihen rezultate për sundim të ligjit. Banjska ka risjell në vëmendjen e secilit prej nesh, se pavarësisht çfarëdo aspirate të shfrenuar të kujtdo çoftë mbi Republikën tonë të dashur, territori ynë do të mbrohet edhe me jetë”, tha kreu i qeverisë në ceremoninë e policisë.

Tutje, Kurti u shpreh se Policia e Kosovës krahas mbështetjes së Qeverisë, ajo ka mbështetjen edhe të aleteve të Republikës sonë.

“Që nga fillimi Policia e Kosovës ka pasur mbështetjen e OSBE-së dhe aleatët tanë. Kjo përkrahje, bashkë me angazhimin e vazhdueshëm të gjeneratave të reja, e bëjnë policinë tonë më të fortë, më të përgatitur dhe gjithnjë profesionale për të vendosur rend e për të siguruar sundim ligji. Policia e Kosovës, me plot 60 gjenerata, vazhdon të vlerësohet si institucioni me besueshmëri më të lartë nga qytetarët tanë. Si qeveri kemi ofruar mbështetjen e parezervë për policinë tonë, e besoj që ia kemi dalë”, tha Kurti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

MPB mohoi akuzat për përgjim: bëhet fjalë për softuer forenzik, jo për spiunazh

Partia opozitare LSDM ka akuzuar Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) se po rikthen praktikat e përgjimit politik, përmes furnizimit me softuerë të dyshimtë...

Bujar Osmani: Zgjedhjet e ardhshme për shqiptarët nuk janë thjesht zgjedhje, por referendum

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani kritikoi ashpër siç tha deklaratat e fundit të kryeministrit, i cili...

‘Mbani mbi supe sekrete të errëta’ – Emira Selimi me akuza të rënda ndaj ish-rektorit të UEJL-së Abdylmenaf Bexhetin

Ish studentja e UEJL-së, Emira Selimi ka reaguar në një status në Faceboook në lidhje me zgjedhjen e rektorit. Sipas saj kapja e UEJL-së...

Arrestohet pasagjeri ‘problematik’ në aeroportin e Shkupit, tregoi agresivitet me punonjësit e policisë

Një shtetas i norvegjez është arrestuar në Aeroportin e Shkupit, pasi sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kishte prishur rendin dhe qetësinë...

“Zemra e Shkupit rrahu kuqezi” – Falënderim nga Ambasadori Meidani për Shvercerat

Shkup, 8 Qershor 2025 – Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu