Struga dhe Haraçina do të aplikojnë për grante nga Qeveria

Komuna e Strugës dhe Komuna e Haraçinës të dyja të udhëhequra nga kuadër të BDI-së do të aplikojnë për grante nga Qeveria. Edhe pse Bashkimi Demokratik për Integrim këtë qeveri e quan jolegjitime. Kryetari i Haraçinës Ridvan Ibrahimi i tha TV21 se do të aplikojnë për grante, siç shtoi edhe pse kërkesat janë të mëdhaja kanë selektuar disa që janë më me prioritet.

“Ne thirrjen e kemi përcjellë. Kemi ndarë një pjesë të atyre, meqenëse jemi të limituar. Fillimisht nga ana e Qeverisë patëm premtimin që për kokë banori të jetë diku mbi 135 euro. Më pastaj ajo u minimizua në 100. Herën e dytë informacioni ishte se 50, dhe e fundit është 44 euro për kokë banori. Kështu që mbi 500 mijë euro komuna jonë do të ketë mundësi të realizojë projekte. Kërkesat mendoj se janë shumë më të mëdhaja, por ne kemi selektuar disa që janë më me prioritet dhe këtë do ta shfrytëzojmë”, tha për TV21, kryetari i Komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi.

E të njëjtin mendim ndan edhe kreu i Strugës Ramiz Merko. Ai për TV21, tha se Komuna e Strugës do të aplikojnë në grantet e Qeverisë.

“Për aq sa kanë përcaktuar për kokë banori, Strugës për fazën e parë në 100 milionëshin janë ndarë 2.25 milion euro dhe për të njëjtat do të aplikojmë në infrastrukturë. Kemi projekte të gatshme kështu që në këtë drejtim jemi të kompletuar. Ne nuk shohim Qeverinë. Ne shohim të krijojmë kushte sa më të mira për banorët e Qytetit”, deklaroi për TV21, Ramiz Merko – kryetar i Komunës së Strugës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izraeli siguron kontratë miliardëshe mbrojtjeje me Emiratet

Izraeli ka siguruar një nga fitoret më të mëdha strategjike në industrinë e tij të mbrojtjes, pasi kompania Elbit Systems ka nënshkruar një marrëveshje...

I pamposhturi, pensionohet

Kampioni i pamposhtur botëror në peshën super të mesme, Crawford, njoftoi tërheqjen nga boksi. Kampioni i pamposhtur botëror në peshën super të mesme, Terence Crawford,...

Ministri rus i Mbrojtjes: NATO po përgatitet për përplasje ushtarake me Moskën

Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov, deklaroi se ekzistojnë prova që NATO po përgatitet për një përplasje ushtarake me Rusinë, me synimin për të...

Serbia bojkoton Samitin BE–Ballkani Perëndimor

Serbia nuk do të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet të mërkurën në mbrëmje...

“Armend Muja, qite kryet…” – Lirim Memetaj publikon dokumentin që dëshmon se gjatë qeverisjes së Kurtit është dhënë licenca për kompaninë EFT të Vuk...

Armend Muja, qite kryet – patriotizmi i fjalëve dhe licencat e heshtura të VV-së Veç një pyetje të thjeshtë, por thelbësore, e kemi për Vetëvendosjen,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu