“Sanksionet ndaj Kosovës mund të shtohen, Qeveria të reflektojë”

Bashkimi Evropian sërish ia ka tërhequr vërejtjen Qeverisë së Kosovës për pasoja nëse vazhdon të ndërmarrë hapa, siç i ka quajtur, të njëanshme në veri të vendit. Në një përgjigje për RTV21 zëdhënësi i Unioniti, Peter Stano, tha se çdo hap i pakoordinuar do të rritë tensionet dhe do të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në këtë pjesë. Sinjaleve dhe kritikave të BE-së dhe të SHBA-së nuk iu përgjigj kryeministri Kurti kur u pyet nga gazetarët për veprimet e Qeverisë në veri dhe paralajmërimet për hapjen e urës së Ibrit.

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, duke iu përgjigjur kritikave të BE-së thotë se në veri nuk ka përshkallëzim, por normalizim dhe shtrirje të legjitimitetit. Sipas tij, BE-ja duhet ta ndëshkojë Serbinë.

Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, i konsideron shqetësuese paralajmërimet e BE-së për pasoja ndaj Kosovës. Thotë se Qeveria duhet të creflektojë ndaj sugjerimeve të ndërkombëtarëve për koordinim të veprimeve në veri.

‘’Nuk është asgjë e re që po dëgjojmë kritika ndaj kësaj Qeverie. Është fatkeqësi se në cfarë gjendje ka ardhë Kosova. Qytetarët po e paguajnë faturën e sjellëve të Qeverisë”, tha Ahmetaj për rtv21.tv

Ish-konsulli i Kosovës në Gjermani, Lutfi Bilalli, vlerëson se kritikat e bashkësisë ndërkombëtare ndaj veprimeve të Qeverisë së Kosovës do të kenë pasoja për vendin. Sipas tij, për shkak të veprimeve të Qeverisë në veri të vendit, Bashkimi Evropian mund të vendosë sanksione shtesë ndaj Kosovës.

‘’Këto reagime tregojnë se na pret një vjeshtë e nxehtë. Qeveria të i lexoj me kujdes reagimet e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo është një trysni që palët të vazhdojnë bisedimet në Bruksel”, tha Bilalli.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar një takim të nivelit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASH: Alarm për kapjen e shtetit dhe presionin ndaj mediave

Shkup, 9 dhjetor – Rënia e Maqedonisë së Veriut nga vendi i 36-të në të 42-in në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias për...

Pas mesnate lirohet çmimi i naftës në Maqedonin e Veriut

Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe...

Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

Diplomati Christopher Hill, që ishte edhe i dërguar special në Kosovë gjatë kohës së luftës, ka thënë se shkuarja e tij për dëshmi në...

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë, Kosova nuk është `Metohi`

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e...

Prokuroria nis hetimet për skandalin ku u përfshi edhe ministri Çeko

Raportimi i VOX Kosova për veprime ilegale dhe presione të hatashme në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në kuadër të Ministrisë së Kulturës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu