Taravari: BDI-ja, 22 vjet në pushtet, e katandisi gjuhën shqipe!

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë, ka reaguar pas debateve për gjuhën shqipe pasi u bë e ditur se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve së shpejti do të gjendet nën llupën e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar disa nene për të cilat janë dorëzuar 13 iniciativa.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Taravarit.

Këto kohë ka dalë një debat për një ligj që është tepër sensitiv, si është ai i gjuhëve.

Dihet se në Maqedoni janë ende të freskëta ndasitë etnike, të cilat janë përdorur gjithnjë me sukses diabolik nga parti regresiste.

Nacionalizmi në çdo shkallë të tij është përdorur herë si barut dhe herë si opium për popullin. Ky i fundit, duke dashur me zemër e pastërti gjuhën dhe kombin, është ndezur lehtësisht nga shashkat e partive kinse “patriotike”.

E shkreta tokë dhe e shkreta gjuhë është shfrytëzuar pa mëshirë, pa respekt, nga parti maqedonase por padyshim edhe shqiptare.

Një nga partitë me standart të dyfishtë në këtë drejtim ka qenë dhe është BDI-ja, e cila edhe pse e kishte pushtetin për 22 vjet, e katandisi gjuhën shqipe që në dokumentin më të rëndësishëm të shtetit, të jetë anonime.

E pamësuar në opozitë por sidomos e frikësuar nga ajo që i pret, tani nuk lënë gjë pa përdorur dhe fare kuptueshëm i kanë hipur kalit të patriotizmit.

Nisur nga një pretendim qesharak si është ai Levicës, parti me komplekse inforioriteti, e cila e shfaq haptas këtë punë duke sharë çdo gjë që nuk është maqedonase, BDI-ja po përpiqet ta bëj të madhe e të stërmadhe diskutimin e Ligjit të Gjuhëve.

Duke kërcënuar si në kohë të Kryqëzatave e duke përdorur një gjuhë folkloriste, ata mendojnë se do t’i shpëtojë karta e nacionalizmit.

Është vonë, tepër vonë për makinacione të tilla, pjellë e komplekseve.

BDI-në dhe Levicën i bashkon një gjë:

FRIKA- Levica ka frikë nga gjuhët autoktone kurse BDI-ja ka frikë nga Drejtësia

Gjuha Shqipe bashkë me Shqiptarët është vërtetuar shkencërisht që janë së paku 6 mijë vjet të vjetër dhe po 6 mijë vjet banorë autoktonë të këtyre viseve.

Ky argument i revistës Science do të mjaftonte për t’i mbyllur gojën çdokujt!

Pretendime të tilla qesharake për t’a kthyer kohën prapa, janë dëshmi e qartë e mungesës së argumentit politik.

6 mijë vjet histori janë privilegj për çdo tokë e çdo shtet!

Shqipja është gjuhë autoktone e folur 54 shekuj më parë se ky kontinent u quajt Evropë!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

George Clooney u dha 14 Miqve të tij nga 1 Milion Dollare

Në vitin 2013, George Clooney ftoi 14 miqtë e tij më të ngushtë në një darkë dhe i surprizoi secilin me nga një valixhe...

Tensione diplomatike Danimarkë-SHBA, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete” në Groenlandë

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane në Kopenhagen, pasi një raportim...

Moska bën paralajmërimin e fortë që lidhet me Kosovën – Detajet

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Boçan Kharçenko, ka lëshuar një paralajmërim të fortë dhe të koduar në drejtim të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Ai...

Elmazi: Bojana foli, ndryshimi në Saraj është i pashmangshëm

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Bojanë. Tubimi u karakterizua me pjesëmarrje...

Mes “sharjeve” të Mickoskit dhe sulmeve ndaj BDI-së, Borrell vlerëson Osmanin si lider evropian

Mesazhi i Josep Borrell për Bujar Osmanin merr peshë të veçantë në klimën politike aktuale Në një kohë kur kryeministri dhe partia opozitare VMRO-DPMNE po...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu