Papa Francesku fjalim në një xhami, thirrje: Mos përdoret feja për nxitje konflikti!

Papa Françesku paralajmëroi kundër përdorimit të fesë për të nxitur konflikte. Ky apel u bë në kuadër të një deklarate që ai nënshkroi me imamin e madh të Indonezisë, para mbajtjes së një meshe në Xhakartë.

Nënshkrimi i deklaratës në xhaminë Istiqlal, ishte një prej hapave të fundit kyç të vizitës treditore të Françeskut në Indonezi, shtetin me popullsinë më të madhe myslimane në botë.

Harmonia fetare ka qenë në qendër të udhëtimit të papës.

Në fjalimin në xhami, Françesku tha se “nëse shikojmë më thellë… ne do ta zbulojmë se të gjithë jemi vëllezër, të gjithë pelegrinë, të gjithë në rrugën tonë për te Zoti”.

Teksa paralajmëroi kundër përdorimit të fesë për të nxitur konflikte, ai po ashtu tha se kriza mjedisore është kërcënim ekzistencial për civilizimin njerëzor.

Gjatë vizitës në Indonezi ai u takua me udhëheqësit e gjashtë feve zyrtare në Indonezi.

“Ne duhet të marrim përgjegjësinë që të adresojmë me seriozitet krizat që kërcënojnë të ardhmen e njerëzimit, sikurse luftërat dhe konfliktet…. dhe krizat mjedisore, të cilat janë pengesë për rritjen dhe bashkëjetesën e popujve”, tha Françesku.

Gjatë vizitës së papës në xhaminë Istiqlal, kryemami Nasaruddin Umar lexoi pjesë të Kuranit dhe një vajzë e verbër një pjesë nga Bibla.

Kjo xhami gjendet përballë katedrales në Xhakartë dhe dy objektet janë të lidhura “nga tuneli i miqësisë”, si një simbol i vëllazërisë fetare.

Françesku vizitoi tunelin para se të takohej me kryeimamin.

Françesku ka vizituar disa shtete me shumicë myslimane dhe më 2019 ai vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nënshkroi një dokument për vëllazëri mes popujve me imamin e madh të këtij shteti.

Në Indonezi, 242 milionë persona, apo 87 për qind e popullsisë janë myslimanë. Ndërkaq, afër 8 milionë, apo afër 3 për qind janë katolikë./REL

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mbi 300 mjekë shqiptarë vitet e fundit braktisën Maqedoninë e Veriut

Mjekët e rinj që diplomojnë në fakultetet e mjekësisë përgatiten të largohen nga Maqedonia e Veriut, ndërsa janë në studime. Më shumë se 300...

Shekerinska: Bosnja dhe NATO po hedhin një hap më tej

Sarajevë, 24 tetor – Zëvendëskryetarja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Radmila Shekerinska, është deklaruar pas nënshkrimit në Bruksel të Programit të Parë të...

Macron: Sanksionet amerikane ndaj Rusisë, një pikë kthese

Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur nga Parisi nëpërmjet një videokonference, teksa filloi samiti i koalicionit të udhëheqësve perëndimor, të cilët janë aktualisht brenda...

Rubio: SHBA po shqyrton vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyra për dislokimin e forcave ndërkombëtare në Gaza, ndoshta nën një mandat të Kombeve të Bashkuara, tha sot Sekretari...

BDI: Hajde, menjëherë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Konkluza kryesore nga mbledhja e sotme e Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim ishte e qartë dhe unanime: Të shkohet menjëherë në zgjedhje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu