Vodhën vetura luksoze, Greqia dënon me burg katër shtetas të RMV-së

Katër shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët u arrestuan vitin e kaluar dhe të akuzuar si anëtarë të një grupi kriminal që vidhte makina luksoze nga turistët e huaj në Halkidiki, janë dënuar me burgim në Greqi, njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

Vitin e kaluar policia greke shkatërroi një organizatë kriminale në të cilën ishin përfshirë gjashtë persona, të gjithë shtetas maqedonas, të cilët akuzoheshin për 19 vjedhje të makinave luksoze në Halkidiki, me vlerë mbi një milion euro, ndërsa dy nga të akuzuarit ende nuk janë arrestuar, por janë identifikuar.

Gjykata penale prej tre anëtarësh në Selanik dënoi tre nga të pandehurit me 12 dhe 14 muaj burg, ndërsa i katërti me tetë vjet e dhjetë muaj burg, i cili, sipas vendimit, ishte përgjegjës për hyrjen në objekte turistike dhe vjedhje.

Dy persona të tjerë ndiqen penalisht për pjesëmarrje në të njëjtin grup kriminal dhe në mesin e tyre, sipas ANA-MPA, është edhe “truri i grupit”.

Agjencia greke e lajmeve shkruan se sipas vendimit të gjykatës, të dënuarit i kanë çuar automjetet e vjedhura në zonën e Eordejës pranë Kozanit, nga ku një tjetër bashkëpunëtor i ka marrë dhe i ka transportuar në Maqedoninë e Veriut përmes kalimeve të fshehura.

Për këtë arsye gjykata i shpalli të pafajshëm tre “shoferët” për veprën penale të vjedhjes së rëndë dhe kërkoi që të ndiqen penalisht për veprën e marrjes së produkteve të veprës penale.

Njëri nga personat e arrestuar u zbulua në rajonin e Halkidikit nga punonjësit e policisë së stacionit Poligiros, teksa drejtonte një automjet të vjedhur nga një shtetas i huaj, i marrë pas një vjedhjeje në një objekt turistik në Halkidiki.

Sa i përket metodologjisë, policia greke më pas sqaroi se anëtarët e organizatës fillimisht kanë lokalizuar automjetet luksoze të turistëve në Halkidiki, më pas kanë hyrë në shtëpi për të marrë çelësat dhe më pas kanë vjedhur automjetet.

Secili prej anëtarëve kishte një rol specifik, i cili i referohet koordinimit të organizatës kriminale, lokalizimit të automjeteve, kryerjes së vjedhjeve dhe transportimit të makinave jashtë vendit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Quni i del në krah Zemajt: Është i pathyeshëm para kërcënimeve- Jam shumë me fat që e kam bashkëpunëtor

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka thënë se është me fat që bashkëpunon me deputetin Armend Zemaj. Përmes një reagimi në rrjetin...

Kandidati për këshilltar nga VMRO-DPMNE në Tetovë kërcënon shqiptarët

Stefan Karapejovski – Kajo, numri 4 në listën e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në Tetovë, ka kërcënuar shqiptarët, përkatësisht koalicionin VLEN, duke deklaruar se “nuk...

Sonte ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Akrepat do të kthehen përsëri për një orë prapa. Gjithmonë në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, fundjavën e fundit të tetorit, fillon...

Arbër Ademi: Ali Ahmeti nuk do të tërhiqet nga politika, bëhet fjalë për dezinformim

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, i hodhi poshtë pretendimet se kryetari i partisë, Ali Ahmeti, do të tërhiqet nga politika pas zgjedhjeve lokale. Ai...

VLEN rreshtohet pas Dimitrievskit në Kumanovë, pavarësisht deklaratave të tij kundër shqiptarëve

Koalicioni shqiptar VLEN do ta përkrahë kandidatin e Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Kumanovës....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu