PAGA MINIMALE PREJ 450 EURO: Rritja do të presë!

Si duket harmonizimi i radhës do të jetë në mars të vitit 2025, në rast se nuk ka ndonjë ndryshim dhe marrëveshjes midis punëdhënësve, qeverisë dhe sindikatave

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 3 shtator – Kërkesa e sindikatave për rritjen e pagës minimale në 450 euro nuk ka hasur në sinjale pozitive nga ana e ekzekutivit. Si duket harmonizimi i radhës do të jetë në mars të vitit 2025, në rast se nuk ka ndonjë ndryshim dhe marrëveshje midis punëdhënësve, qeverisë dhe sindikatave.

Sindikatat kanë kërkuar paraprakisht dhe pagesën e shpenzimeve të ushqimit në masën 20 për qind të pagës mesatare dhe pagesën e shpenzimeve të transportit. Ato këto kërkesa i mbështesin në faktin se as dy paga minimale nuk përmbushin shportën konsumatore, prej 1000 euro që me qiranë e banesës arrin në 1250 euro.

Për më tepër sindikalistët thonë se për një kohë të caktuar do të duhet të diskutohet për një pagë minimale mbi 500 euro. Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, çmimet po rriten dhe punëtorët e Maqedonisë po largohen për të punuar në vendet fqinje, kështu që shuma prej 450 eurosh për të cilën synojnë aktualisht sindikatat së shpejti do të tejkalohet dhe do të duhet të diskutohet për një shumë më të madhe.

Ata gjithashtu kërkojnë që të mos politizohet çështjen e pagës minimale. “Kërkesa jonë për pagë 450 euro do të bëhet e kaluar dhe në të ardhmen do të duhet të flasim për pagë minimale prej 600 apo edhe 800 euro sepse punëtorët maqedonas po shkojnë në Mal të Zi, Kroaci, Serbi. Një herësh paga minimale nuk duhet të politizohet nga asnjë subjekt politik”, thotë kryetari i LSM Slobodan Trendafilov. Sipas tij, mundi dhe djersa i punëtorit nuk duhet t’i nënshtrohen pazareve politike, ndërsa punëtorët meritojnë një jetë dinjitoze. Sindikalisti i parë Trendafilov thotë se 10 mijë punëtorë marrin pagë nën 22.567 denarë dhe 25 mijë punëtorë marrin pagë minimale, e cila është e kundërligjshme.

Rritja e pagave dhe lidhja e kontratave kolektive në anekset e tyre duhet të jenë në krye të agjendës së Qeverisë së re si ato të zyrtarëve, në mënyrë që punëtorët në Maqedoni të kenë një rritje prej rreth 15 për qind nga viti i ardhshëm. “Lufta jonë për rritjen e pagave dhe lidhjen e kontratave kolektive nuk është një luftë politike siç dëshiron ta paraqesë dikush. Lufta jonë është për një jetë dinjitoze nga puna jonë për paga dinjitoze që do të na mundësojnë të mbijetojmë në fund të muajit”, thekson Trendafilov.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se Qeveria është e gatshme të bisedojë me sindikatat, por vetëm në bazë të mundësive reale të buxhetit. “Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me të gjithë në bazë të mundësive reale të buxhetit. Jemi të gatshëm të organizojmë një takim me sindikatat dhe punëdhënësit së bashku për të gjetur një zgjidhje dhe jam i bindur se të gjithë kemi një interes të përbashkët, e ai është që Maqedonia të ketë sukses. Nëse të gjithë udhëhiqemi nga ky interes i përbashkët, atëherë jam i bindur se do të gjejmë zgjidhje”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

LSM-ja bëri të ditur se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të luftojnë për rritjen e pagave dhe të pagës minimale dhe se do të qëndrojnë në krah të sindikatave të degëve që luftojnë për rritjen e pagave të anëtarëve në veprimtaritë që nuk kanë marrë harmonizim dhe nevojës për rritjen e pagës minimale. Bile nuk përjashtohen në këtë drejtim as protestat në rrugë.

Sipas Angell Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve, nëse rritja e pagës minimale do të realizohet tani, ky do të jetë vendim politik, i cili shkakton barazimin pa ndonjë kriter të caktuar si dhe dekurajim për punëtorët e mirë. Sipas ligjit të pagës minimale, ai harmonizohet me çmimet e kostos së jetesës dhe rrit pagën minimale, gjë që është në rregull. “Çdo rritje paushall është krejtësisht e papranueshme dhe kjo praktikë në të kaluarën ka rezultuar jashtëzakonisht negative për mbarë ekonominë”, thotë Dimitrov.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të siguruara nga Sindikatat, në korrik afër 34 mijë punëtorë në shtet punojnë me pagë minimale ose deri në pagë minimale. Gjithashtu rreth nëntë mijë punëtorë marrin pagë nga një denar deri në 23.567 denarë.

Nëntë muaj më parë apo nëntor 2023, dhënat e Drejtorisë për të Ardhura Publike, tregojnë se 8.273 punëtorë në Maqedoni kanë marrë paga nga 1 denar deri në 20.174 denarë, 26.537 punëtorë kanë marrë pagë në vlerë prej 20.175 denarë, që do të thotë se në muajin nëntor 34. 810 persona morën pagën minimale ose nën pagën minimale. Njëherësh 324.674 persona në llogaritë kanë marrë paga neto në vlerë prej 20.176 deri në 37.875 denarë. Sipas të dhënave DAP në muajin nëntor, 150.884 persona kanë marrë paga mbi 37.876 denarë. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerim Bexheti reagon për përgjimet: Gruaja ime është mbesë e Tetovës, familja e nënës time është e gjitha nga Tetova (VIDEO)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve në ditët e fundit, duke i quajtur ato...

Merr flakë shtëpia e pleqve, të paktën nëntë të vdekur në Tuzlë

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që ka shpërthyer në një shtëpi pleqsh në Tuzla të Bosnjës të martën në...

Vladimir Putin: Kundërshtoj çdo akt blasfemie, veçanërisht ndaj Islamit- “Feja islame është ndërtuar mbi paqe dhe solidaritet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është kundër çdo forme blasfemie, duke theksuar në mënyrë të veçantë respektin ndaj Islamit. Ai ka theksuar...

Turqia dhe fluturimet misterioze drejt Sudanit: ndihmë, ndikim apo ndërhyrje e fshehtë?

4 nëntor 2025 Në orët e fundit, lëvizjet ajrore nga Turqia drejt Sudanit po ndezin debat të ri mbi rolin e Ankarasë në luftën që...

Njësiti Special “i kundërpërgjigjet” Adnan Azizit: “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa deputeti i VLEN-it shpall- “Jo, nuk ndahet Mitrovica!”

Sot, deputeti i Koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke shoqëruar gjestin me mbishkrimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu