Banorët e Shkupit më të pakënaqur me mënyrën e jetesës

90% E BANORËVE NË SHTETET E EVROPËS TË KËNAQUR ME STILIN E JETESËS

Qytetarët e Shkupit janë ndër më të pakënaqurit në Ballkan dhe Europë për mënyrën e jetesës. Këtë e tregojnë rezultatet e Raportit të Unionit për cilësinë e jetës në qytetet evropiane për vitin 2023.

Në Analizë thuhet se rreth 90 për qind e banorëve të BE-së shprehen të kënaqur me mënyrën e jetesës në qytetet e tyre, por këtë lloj kënaqësie nuk e ndajnë banorët e qyteteve të Ballkanit, përfshirë Shkupin si dhe disa kryeqytete evropiane.

Shkupi është në vendin e 75-të nga 83 qytete të përfshira në anketë, me 72 për qind të lumturisë së qytetarëve. Siç njofton Klan M pak më mirë janë ranguar Miskolc e Hungarisë me 74 për qind dhe Podgorica e Malit të Zi me 77 për qind. Ndërsa më pak të kënaqur sipas kushteve të jetesës në qytetin e tyre janë banorët e Romës me 71 për qind, Beogradit 69 për qind, Napolit dhe Tiranës me nga 66 për qind, Stambollit dhe Athinës me nga 65 për qind dhe në fund është Palermo me 65 për qind.

Për rritjen e cilësisë së jetesës në pesë vitet e fundit, Shkupi është në vendin e parafundit. Vetëm 13 për qind e qytetarëve të Shkupit vlerësojnë se cilësia e jetës në Shkup është më e mirë se para pesë viteve. Më keq renditet vetëm Roma, ku vetëm tre për qind e banorëve mendojnë se situata është përmirësuar gjatë pesë viteve të fundit.

Nga ana tjetër, Shkupi, sipas anketës është qyteti që është vendi më i keq për të jetuar për emigrantët nga vendet e tjera. Kështu, vetëm 33 për qind e të anketuarve shkupjan besojnë se kushtet e jetesës së emigrantëve në qytet janë të mira, gjë që e vendos Shkupin në vendin e fundit në listë.

Sa u përket qyteteve të cilat kanë banorët më të kënaqur me mënyrën e jetesës, Cyrihu është i pari me 97 për qind, Kopenhaga në Danimarkë dhe Groningenit në Holandë me 96 për qind, Gdansk në Poloni, Lajpcigut në Gjermani, Stokholmit në Suedi dhe Gjeneva në Zvicër me 95 për qind. Analiza përfshin 83 qytete në të gjithë BE-në, vendet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), Mbretërinë e Bashkuar, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Ai përmban të dhëna nga 71,153 intervista dhe një listë prej të paktën 839 banorësh u intervistua në çdo qytet, midis janarit dhe prillit të këtij viti. /KlanMacedonia/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Adnani i VREDI-t bën shqiponjën në tubim!

Të bësh shqiponjën me duar në Tetovë nuk do të thotë shumë pasi Tetova është komunë me shumicë shqiptare, ku bandat e komitëve nuk...

Foto e shpërndarë nga takimet elektorale bëhet mollë sherri mes rivalëve politikë

Një fotografi dhe video e publikuar nga kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka ngjallur reagime dhe polemika në rrjete sociale. 🟢...

Republika Islamike pranë rënies në Iran, luftë civile e mundshme pas shkatërrimit të kapaciteteve bërthamore nga SHBA-të dhe Izrael

Regjimi aktual iranian "mbetet i lidhur me revolucionin iranian", sipas raportit Erërat e ndryshimit mund të fryjnë së shpejti mbi Iranin, sipas një raporti të...

Beogradi dhe Manastiri të rrezikshëm për shqiptarët!

Nga:Medai Shaholli Prej kohësh Beogradi dhe Manastiri janë bërë dy qendra të rrezikshëm për praninë e shqiptarëve në këto qytete që në momentin e parë...

Mbështetje nga larg, forcë për vendlindjen: Struga në qendër të Vjenës

Diaspora në Vjenë jep mbështetje për kandidatin për komunën e Strugës, Dr. Arsim Dalipi 🇦🇹 Në Vienë të Austrisë u zhvillua një takim i diasporës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu