Zëdhënësja e NATO-s e zhgënjyer për aksionet e djeshme në veri të Kosovës

Zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah është shprehur e zhgënjyer për aksionet e djeshme në veri të Kosovës, ku u mbyllën pesë institucione paralele ilegale.

Ajo shprehet kështu, pasi sipas saj këto aksione nuk ishin në koordinim as me KFOR-in, e as me NATO-n, raporton Klankosova.tv.

“Shumë e zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës të cilat nuk ishin të koordinuara me NATO-n dhe KFOR-in pavarësisht premtimeve të përsëritura për ta bërë këtë. KFOR-i është plotësisht i përgatitur për të mbështetur mandatin e tij të OKB-së Rezoluta 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Duhet depërshkallëzimi dhe angazhimi i plotë në dialogun e BE-së”, ka shkruar zëdhënësja në rrjetin social X.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Faza finale e gjykimit të madh: Sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit

James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, pritet të nis sot dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit...

Ngjarja e rëndë: 70-vjeçari hidhet nga ballkoni, por bie mbi 80-vjeçaren. E moshuara ndërron jetë në vend, personi që tentoi vetëvrasjen mbijetoi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano mbrëmjen e djeshme. Një i moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni...

Zernovski: Të përgatitemi për fotografinë e re të dasmës së Ali Ahmetit dhe Mickoskit të vogë!

Shkruan: Andrej Zernovski VMRO-DPMNE erdhi në pushtet mbi bazën e dy premtimeve. Së pari, se do ta anulonte “marrëveshjen e dëmshme” të Prespës, me çka...

Rubio mbërrin në Izrael teksa IDF shkatërron më shumë ndërtesa në Gaza

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael për të diskutuar luftën në Gaza pas sulmit të Izraelit ndaj anëtarëve të...

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje pajisjesh. Ai reflekton garën mes fuqive të mëdha për ndikim. Serbia manovron me armë nga Perëndimi,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu