Skënderbeu vendoset në kryeqendrën e arbëreshëve në Sicili

Shtatorja e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut e punuar nga skulptori Gëzim Muriqi është vendosur në qendër të qytetit, Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) në Sicili të Italisë.Kjo shtatore, dhuratë e Shoqatës “Hora e Skënderbeut“ nga Cyrihu i Zvicrës, do të përurohet nesër, më 30.08. 2024, në Sheshin para Bashkisë së Horës.Shtatorja e Skënderbeut është dhuratë nga mërgimtarët shqiptarë për Arbëreshët e Horës në shenjë mirënjohjeje për ruajtjen e traditës dhe kulturës shqipe, por edhe kontributin që kanë dhënë arbëreshet e Italisë për Kosovën gjatë luftës së fundit (1998/99).Bashkia e Horës tashmë ka bërë përgatitjen e sheshit ku do të vendoset shtatorja për t’u zbuluar publikisht ditën e nesërme (30.08.2024).Rosario Petta, kryetar i Bashkisë së Horës së Arbëreshëve ka konfirmuar për KALLXO.com, se shtatorja e Skënderbeut tashmë ka mbërritur në Horë dhe përurimi i saj do të bëhet nesër pasdite.“Statuja tashmë ka mbërritur dhe është pozicionuar në sheshin ‘Skënderbej’, sheshi kryesor përballë bashkisë. Inaugurimi do të bëhet në 30 (gusht 2024) pasdite në orën 17:00”- tha kryebashkiaku Petta për KALLXO.com.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu