Ulet tatimi për kompanitë që fitojnë mbi 50 milionë euro në vit, Aziri: Tek ne funksionon parimi “kush fiton më shumë paguan më pak”

Pasi ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi bëri të ditur se do të ulet tatimi për kompanitë që fitojnë më shumë se 50 milionë euro në vit, ka reaguar nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët-krahu i Selës, Elmi Aziri, përcjell TV21. Aziri tha se, në shtetet demokratike funksionon parimi “kush fiton më shumë paguan më shumë”, ndërsa në Maqedoninë e Veriut, është e kundërta. Aziri tha se kjo është në kundërshtim me parimin e drejtësisë dhe barazisë në sistemin tatimor, që siç tha, çdo kush duhet të paguaj në bazë të fuqisë së tij financiare.

“Në shtetet demokratike sistemi tatmor funksionon mbi parimin kush fiton më shumë paguan (kontribon) më shumë! Këtu tek ne propozohet e kundërta, kush fiton më shumë paguan më pak! Kjo është në kundërshtim edhe me parimin e drejtësisë dhe barazisë së sistemit tatimor i cili thotë që çdokush duhet të paguaj (tatime) në bazë të fuqisë së tijë financiare! Nuk e kuptoj “regresivitetin tatimor” të këtij propozimi! Apo ndoshta i shlyejnë obligimet ndaj dikujt”, tha Aziri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“JO”: Abdixhiku refuzon përfundimisht Kurtin – propozon “Qeveri tranzicionale”

Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar për herë të tretë dhe përfundimisht ofertën e kryeministrit Albin Kurti për bashkëpunim politik. Në dritën e krizës së...

Skënderbeu, rrënja jonë kombëtare dhe drita europiane e Arbërisë

Keka: Për mua Gjergj Kastrioti Skënderbeu është themeli ynë, burimi ynë i forcës i dritës dhe i identitetit tonë kombëtar arbëror europian, nënvizon ai. Sot...

Qoku i reagon Taravarit: Dikush duhet të jetë servilosur mbrëmë në takim, që të mbetet në qeveri

Shefi i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku ka reaguar ndaj deklaratës së Arben Taravarit, i cili dje tha se “VLEN-i sikur serviloset dhe...

Kasami pas 24 vitesh është kujtuar për dëshmorët, vizitë bashkë me zyrtarët e BDI-së

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pas 24 viteve i ka përkuktuar dëshmorët e luftës së vitit 2001. Ai sot...

Merz dështoi t’i marrë votat në raundin e parë për t’u bërë kancelar, çka ndodh tash?

Friedrich Merz nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë kancelar i Gjermanisë në votimin e parë. Ai mori 310 vota pro,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu