Deklarata e zv/kryeministrit Nikolloski – MPB e Bullgarisë fton për bisedë ambasadoren e RMV-së në Sofje!

Ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Sofje, Agnesa Rusi – Popovska, është ftuar në Ministrinë e Jashtme të Bullgarisë ku i është shprehur një protestë e ashpër për shkak të deklaratës së Zv/Kryeministrit dhe Ministrit për Transport, Aleksandar Nikolovski, I cili gjatë një press-konference ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve në Bullgari, gjithmonë keqpërdoret tema e Maqedonisë.

Nga Ministria e Jashtme bullgare kanë njoftuar se ambasadores së RMV-së në Sofje i është riafirmuar qëndrimi konzistent për perspektivën evropiane të Shkupit.

MPJ E BULLGARISË

“Fatkeqësisht, është konstatuar se provokimet sistematike dhe refuzimet që të përmbushen obligimet e përfaqësuesve zyrtar të vendit fqinj në mënyrë plotësuese e largojnë Shkupin nga nisja e negociatave me BE-në. Kabineti zyrtar dhe secili kabinet tjetër qeveritar do ta vazhdojë linjën natyrore të politikës së jashtme bullgare ndaj RMV-së, drejtuar garantimit të të drejtave të njeriut dhe respektimit të parimeve të fqinjësisë së mirë”

Duke komentuar reagimin e Ministrisë së Jashtme bullgare se autoritetet në Shkup duhet ta kenë të qartë se përpjekjet për rinegocim të obligimeve ndërkombëtare mund të sjellin largim shtesë të nisjes së negociatave për anëtarësim në BE, Zv/Kryeministri Nikolovski ka potencuar se nuk dëshiron t`u përgjigjet njerëzve që gjuajnë pikë politike, e që për momentin janë të margjinalizuar politikisht në Bullgari, duke e quajtur qeverinë aktuale si jolegjitime.

Nga ana tjetër, Kryeministri Mickoski, I pyetur nëse ka zgjidhje kreative nëse Bullgaria nuk dëshiron të rinegociojë për ndryshimet kushtetuese, ka theksuar se duhet pritur zgjedhja e qeverisë politike në Bullgari e më pas të hapet dialogu.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali i harruar: Mërgimtari i shpërblyer nga Komuna rikthehet si mysafir nderi

Pas pagesës prej 90 mijë denarësh nga Komuna e Tetovës, Xhevat Xhemaili shfaqet në pushime në vendlindje Xhevat Xhemaili, mërgimtari për të cilin u raportua...

Rami Mislimi e zbulon anketën e tretë me Photoshop të Bilall Kasamit – i del 100.7%

Zbulohet anketa e tretë me Photoshop e Bilall Kasamit – 100.7% Pasi e shiti Monopollin, NPK-në, ndriçimin publik, parkingun përballë NPK-së dhe së fundmi mori...

Lajmi i madh i Bilit të vockël, me investitor serb!

Skandal pas skandali, Bili i vockël s'ka të ndalur. Këto ditë Bili i vockël paralajmëroi se do te të ketë një investim prej 800 mijë...

“Deputeti Qoku manipulon publikun – Selimi e zhvesh me fakte: Vetë votuat qeverinë e ‘Botës Serbe’”

Shkup, 22 korrik 2025 – Përpjekja e deputetit të VLEN-it, Bekim Qoku, për të relativizuar përmbajtjen e raportit të Parlamentit Evropian mbi Maqedoninë e...

Deputeti i Mickoskit – i vetmi maqedonas në një familje të tërë bullgare

Ohër, 22 korrik 2025 – Mile Lefkov, deputet dhe anëtar i kryesisë ekzekutive të partisë VMRO-DPMNE në Shkup, që së fundmi deklaroi se shërbimet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu