Mbyllen pesë komuna paralele – ministri Krasniqi jep detajet

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ka njoftuar se sot pas një koordinimi të ngushtë në mes të institucioneve të Kosovës, janë mbyllur institucionet paralele ilegale të vetëqeverisjes Lokale, të cilat kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Kosovës.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se me këtë rast janë mbyllur komuna paralele e Qarkut të Mitrovicës së Kosovës, komuna paralele e Mitrovicës, ajo e Zveçanit, komuna paralele e Zubin Potokut dhe komuna paralele e Leposaviqit.

“Këto pesë sot i bashkohen shtatë komunave të tjera paralele të cilat u mbyllën në Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash. Institucionet e Republikës së Kosovës ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët, pa dallim. Ato janë adresa e duhur për të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetarëve tanë. Mbesim të përkushtuar për sa më shumë shërbime me cilësi sa më të lartë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai ka shtuar se qytetarët kanë adresën e saktë ku mund t’i marrin shërbimet komunale dhe strukturat paralele nuk mund të operojnë jashtë kornizës ligjore të Kosovës.

“Nuk ka vend për operim ilegal dhe shërbime paralele në asnjë hapësirë të Republikës sonë”, ka përfunduar Krasniqi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

I burgosuri për rastin e Kumanovës, tani e 10 ditë nuk dërgohet në spital

I burgosuri për rastin e Kumanovës, Nasuf Beqiri i cili vuan dënim me burg në Idrizovë, tanimë dhjetë ditë me radhë po përballet me...

Autobusi i NQP përfshihet nga flakët, shoferi përfundon në Toksikologji

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në mëngjesin e sotëm në orën 07:16, Shërbimi Shtetëror i Transportit Publik (NQP) Shkup ka marrë njoftim...

“Po provokon incidente, do të ketë pasoja”, Kurti i përgjigjet Vuçiçit, u bën thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet drejt Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur akuzave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet drejt Serbisë. “Shmangni...

Kompani serbe? Pse po “fshihet” donatori që jep 800 mijë euro për gjimnazin në Tetovë

Me një donacion prej rreth 800 mijë euro, ka filluar rikonstruimi i gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë. Deri këtu në rregull, nëse kryetari i...

SKANDAL: FSSH nuk lejon punësimin e 155 motrave medicinale në spitalin e Tetovës, Azir Aliu hesht! (DOKUMENT)

Fondi i sigurimit shëndetsor të Maqedonisë së Veriut nuk ka lejuar punësimin e 155 motrave medicinale të cilat për një kohë qëndruan në grevë....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu