Plagosi personin që kë’rcënoi Blerim Sejdiun, 36-vjeçari dorëzohet në polici

Është dorëzuar në polici personi me inicialet O.I i cili plagosi 33-vjeçarin nga Strumca e Tetovës, që ky i fundit kishte kërcënuar kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiun, përcjell TV21. Policia ka bërë të ditur se po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit

“Sot (30.08.2024) në orën 14:15 O.I. (36) nga fshati Strimnicë i Tetovës, vetë është paraqitur në Departamentin e Policisë Grupçin pasi e ka therur personin F.B. (33) me një mjet të mprehtë në një lokal në fshatin Strimnicë. . F.B. është transferuar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Sipas asaj që është raportuar në SBB-Tetovë, më herët, rreth orës 13:35, në oborrin e xhamisë në fshatin Strimnicë, F.B. ka sulmuar verbalisht B.S. (34), kryetar i Komunës së Zhelinës dhe ka sulmuar fizikisht I.I., babain e O.I., pas së cilës i njëjti ka ikur. Rreth orës 14.00, sipas raportimit, F.B. ka ardhur në lokal ku ndodhej O.I, pas çka ka pasur një debat dhe O.I. i ka shkaktuar plagë me thikë F.B. SPB-Tetovë, në koordinim me prokurorin publik nga PTHP-Tetovë, po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

⁠Kurti, izolim nga Perëndimi – lidhje vetem me Shkupin

(Nga: Mero Baze) 14.09.2025 Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar për forcimin e lidhjeve...

Qytetarët e Kosovës kërkojnë liderë të rinj, zbulon sondazhi i IRI

Një sondazh i realizuar nga instituti amerikan tregon se 50 për qind e qytetarëve të Kosovës besojnë se vendi ka nevojë për liderë të...

Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pasditen e sotme zhvilloi një takim me banorët e Çairit të Vjetër në...

Krizë në VLEN Gostivar: Shefi i Shtabit Zgjedhor, Fisnik Ristemi, jep dorëheqje – Lista e këshilltarëve, shkak përçarjeje

Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar përballet me krizë të brendshme: Shefi i shtabit zgjedhor, Fisnik Ristemi, ka dhënë dorëheqje nga...

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të mbështesin rezolutën për Palestinën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu