A po rrezikohet shqipja si gjuhë e dytë zyrtare?

Me ligjin për përdorimin e gjuhëve, politika ka krijuar një kaos juridik e që rezultoi me kaos politik, mosbesim dhe dilema, tha kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, në një intervistë për MIA-n. Në pritjet nëse Kushtetuesja do të shfuqizojë apo do ta lë në zbatim ligjin për gjuhët, Kostadinovski thotë se gjykata do të sjellë vendim të argumentuar dhe me bazë juridiko-kushtetuese.

“Ajo që është e rëndësishme, është të shihen argumentet objektive në vendimin cilido që të jetë, para se të jepet çfarëdo komenti. Vendimi i Gjykatës duhet të respektohet dhe pranohet si shprehje e pjekurisë të politikës dhe shoqërisë, vendimi të jetë kornizë orientuese për veprim të ligjvënësit”, tha
Darko Kostadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Kostadinovski shton se zbatimi i ligjit për gjuhët po krijon probleme, duke mos cekur se çfarë probleme, por duke aluduar në vërejtjet që dolën nga komisioni i Venecias. E për të mos ndodhur kjo, nga 1 shtatori hyn në fuqi akti i ri i gjykatës, i cili parasheh afat kohor prej gjashtë muajsh për Qeverinë, që të përmirësojë ligjin për gjuhët, respektivisht për të larguar vërejtjet dhe dilemat e konstatuara.

E meqenëse ligji, siç njoftoi vet Kostadinovski, mund edhe të shfuqizohet, reaguan nga Fronti Europian. Kërkojnë të mos preket gjuha shqipe, ndërsa paralajmërimet për “heqje të dilemave” i shohin si të motivuara politikisht. Këto tema nuk kanë dilema dhe janë mbyllur me amandamentet kushtetuese me ligjet tjera në fuqi, paralajmërojnë nga Fronti Europian.

“Dilemat eventuale janë konsumuar dhe zgjidhur në institucionin më të lartë ligjvënës, në Kuvendin e RMV-së dhe shumica dërmuese prej tyre me koncensus politik dhe me miratim të ekspertëve të fushatës. Për të gjitha këto arritje që i siguruan vendit kohezionin ndëretnik, barazinë e bashkësive etnike dhe qytetarëve në përgjithësi, si dhe të ardhmen euro-atlantike, garantues janë edhe faktori ndërkombëtar, SHBA-të dhe vendet anëtare të BE-së”, thonë nga Fronti Europian.

Nga Fronti Europian thonë se hapja e temave të tilla dhe shfuqizimi eventual i ligjit, çon drejt rikthimit të Maqedonisë së Veriut në kohën para Marrëveshjes së Ohrit.

Reagoi koalicioni VLEN, pjesë e koalicionit qeverisës. Nismën në Kushtetuese e konsiderojnë si tentim për grusht shteti. Thonë nuk duan ta cenojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese, por shtojnë se nëse ky ligj përdoret për politika ditore, e njëjta do të sjellë rreziqe.

“Duke pasur parasysh faktin se iniciativa vjen nga një parti anti-NATO që glorifikon regjimin komunist të Enver Hoxhës, më e pakta që presim është që kjo të refuzohet me konstatimin se është një përpjekje për grusht shteti. Kjo veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për kontestimin e procesit të hyrjes në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, pa u thelluar në përmbajtjen e tij”, deklaruan nga VLEN.

Nga VLEN pyesin Frontin Europian pse nuk e hodhën poshtë këtë iniciativë derisa ishin në pushtet, veçanërisht kur në krye të Gjykatës Kushtetuese ishte pikërisht Sali Murat, tani deputet i Frontit Europian?

Përndryshe lënda për kushtetueshmërinë e ligjit për gjuhët është formuar në vitin 2019 nga 13 iniciativa nga qytetarë, shoqata dhe parti politike. Përpos ligjit për gjuhën, Gjykata Kushtetuese duhet të marrë vendim edhe për Balancuesin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shqiptarët e Krushevës në alarm: Komuna kërkon rrënimin, banorët mbrojnë me trup shkollën që vetë e ndërtuan

Për shkak të mungesës së kushteve bazë për mësim në objektin e vjetër të shkollës periferike, Nikolla Karev të fshatit Norovë të komunës së...

Protestë gjigante në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të vendosë vijat e kuqe!

Me dhjetëra mijëra vetë zbritën në rrugët e Hagës me thirrjet që qeveria holandeze të mos mbetet një kundruese pasive e konfliktit, për të...

Protesta masive në Holandë kundër Izraelit: “Vija e kuqe” është kaluar në Gaza

Dhjetëra mijëra protestues marshuan sot nëpër Hagë duke kërkuar një qëndrim më të ashpër nga qeveria holandeze kundër luftës së Izraelit në Gaza, raporton...

Turqia bën thirrje për ndërprerje të menjëhershme të ofensivës tokësore izraelite në Gaza

Ministria e Jashtme turke tha të hënën në mëngjes se Turqia dënon operacionet e zgjeruara tokësore të Izraelit në Gaza, duke bërë thirrje për...

Beteja me sëmundjen, reagon ish-presidenti Joe Biden: Kanceri na prek të gjithëve! Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen

“Kanceri na prek të gjithëve”, shkroi ish-presidenti Joe Biden në një reagim publik, pasi zyra e tij njoftoi një ditë më parë sëmundjen me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu