ASH: Ministri Fatmir Limani shpalosi planet për partizimin e qendrave për punë sociale

Deklarata e ministrit Fatmir Limani konfirmoi të gjitha dyshimet tona se ai dhe koalicioni ku bën pjesë, janë të angazhuar vetëm për interesa të ngushta grupore dhe partiake.
Pasi ju deshtën mëse dy muaj dhe reagimi jonë që të pranojë faktin e pamohueshëm për nepotizëm, duke dashur të mbulojë këtë snadal Limani zbuloi një skandal edhe më të madh. Ai u zotua se do të shkarkojë vëllaun e tij nga posti i drejtorit të Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Kërçovë, por njëkohësisht paralajmëroi se ky post do ti takojë LD-së së Izet Mexhitit.
Ky paralajmërim paraqet shkelje flagrante të ligjit si dhe partizim të plotë të një institucioni që do të duhet të jetë i pavarur, të udhëhiqet nga profesionist dhe jo nga militant partiak.
Me këtë deklaratë, ministri Fatmir Limani tregoi se VLEN ka hyrë pa legjitimitet në Qeveri vetëm për t’i kapur institucionet shtetërore. Ftojmë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokurorinë Publike që të hapin lëndë për këtë rast, ndërsa ministri Fatmir Limani të jep dëroheqje nga posti i tij dhe nga tendencat për partizimin të një sektori shumë të ndjeshëm dhe të rëndësishëm për qytetarët.
– Aleanca për Shqiptarët –

Reagimi i Plot

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilall Kasami merr edhe zyrtarisht mandatin e dytë në krye të komunës së Tetovës

Sot komisioni komunal zgjedhorë i komunës së Tetovës i ka ndarë edhe zyrtarisht mandatin e dytë kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, shkruan...

Kurti shpërndan nga 100 euro për studentët 3 ditë para zgjedhjeve, debati në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm 3 dite para raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë duke ngritur pikëpyetje...

Zhernovski: Të guxosh ta quash dokumentin e KE-së “raport i vogël”, duhet të jesh një “kryeministër i papjekur”

Ish-ambasadori, Andrej Zhernovski, shprehu qëndrimin e tij pasi VMRO-DPMNE e kushtëzoi Raportin e KE-së mbi progresin e vendit në rrugën drejt BE-së si një...

Dramë në Shtëpinë e Bardhë: Shefi i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat gjatë një takimi me Trump-in

Drejtori i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat sot në Shtëpinë e Bardhë gjatë fjalimit të Donald Trump për çmimet e barnave për dobësim, çka...

“Pusho e qetë në parajsë”, fjalët e babait të studentes që vdiq tragjikisht në Tetovë

Babai i studentes 25-vjeçare, Daorsa Spahija nga Gjakova e cila u gjet e vdekur të mërkurën mbrëma në Tetovë ka reaguar me një postim...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu