Pesë muaj burgim dhe dëbim nga Kosova për 5 vjet personit që fyeu UÇK-në

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me pesë muaj burgim të akuzuarin Sasha Zllatkoviq, pasi i njëjti pranoi fajësinë lidhur me akuzën se nxori në rrjete sociale një video-xhirim, ku fyhej logoja e UÇK-së dhe nënat shqiptare.

Shpallja e aktgjykimit ndaj tij u bë të enjten nga gjykatësi i rastit, Kushtrim Shyti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, në dënimin e shqiptuar me burgim të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 22.07.2024, ndërsa do t’i vazhdohet edhe masa e paraburgimit nga dita e sotme derisa ky aktgjykim të bëhet i plotfuqishëm, por jo më gjatë se koha e dënimit të shqiptuar.

Po ashtu gjykata, ndaj të akuzuarit Zllaktoviq shqiptoi edhe dënimin plotësues – dëbim i të huajit nga territori i Republikës së Kosovës në kohëzgjatje prej pesë vite, mirëpo koha e mbajtur në burg nuk i llogaritet në kohëzgjatjen e këtij dënimi.

Gjithashtu, i akuzuari obligohet që të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë për paushallin gjyqësor shumën prej 100 euro si dhe për Fondin e kompensimit e viktimave të krimit shumën prej 100 euro.

Ndërsa, kërkesë pasurore-juridike në këtë çështje penale nuk pati, kurse palët e pakënaqura kundër këtij vendimi kanë të drejtë ankese përmes kësaj gjykate në Gjykatën e Apelit.

Pasi që gjykatësi përfundoi shpalljen e aktgjykimit, mbrojtësi i të akuzuarit Zlatkoviq, avokati Shyqyri Syla pyeti gjykatësin nëse dënimi i shqiptuar me burgim mund të zëvendësohet në dënim me gjobë, por këtë nuk e mundësoi gjykatësi Shyti. /BpD

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerim Bexheti reagon për përgjimet: Gruaja ime është mbesë e Tetovës, familja e nënës time është e gjitha nga Tetova (VIDEO)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve në ditët e fundit, duke i quajtur ato...

Merr flakë shtëpia e pleqve, të paktën nëntë të vdekur në Tuzlë

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që ka shpërthyer në një shtëpi pleqsh në Tuzla të Bosnjës të martën në...

Vladimir Putin: Kundërshtoj çdo akt blasfemie, veçanërisht ndaj Islamit- “Feja islame është ndërtuar mbi paqe dhe solidaritet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është kundër çdo forme blasfemie, duke theksuar në mënyrë të veçantë respektin ndaj Islamit. Ai ka theksuar...

Turqia dhe fluturimet misterioze drejt Sudanit: ndihmë, ndikim apo ndërhyrje e fshehtë?

4 nëntor 2025 Në orët e fundit, lëvizjet ajrore nga Turqia drejt Sudanit po ndezin debat të ri mbi rolin e Ankarasë në luftën që...

Njësiti Special “i kundërpërgjigjet” Adnan Azizit: “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa deputeti i VLEN-it shpall- “Jo, nuk ndahet Mitrovica!”

Sot, deputeti i Koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke shoqëruar gjestin me mbishkrimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu