LSDM: Të shtëna të reja në vend, paaftësia e Toshkovskit është kërcënim për sigurinë

LSDM akuzon ministrin e MPB-së, Pançe Toshkovskin dhe VMRO-DPMNE-në se janë të paaftë për të vendosur siguri në rrugët e vendit.

“Mbrëmë ka ndodhur një tjetër në serinë e të shtënave, kësaj radhe në Haraçinë, ka pasur edhe të lënduar rëndë. Me Toshkovskin në krye të MPB-së dhe OBRM-PDUKM-në në pushtet, rrugët janë bërë të pasigurta, të shtëna në çdo hap. Kriminelët sulmojnë në rrugë sepse nuk kanë frikë nga Toshkovski. Para një jave ka pasur të shtëna dhe vrasje në afërsi të QT Mavrovka, më parë në Hasan Beg, në Çair, Batincë, Tetovë, në rrugën e Plastikave”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, asnjë gjurmë apo zë nga autorët, nga 8 vrasje dhe tentativa për vrasje, Toshkovski mezi e ka zbardhur një. LSDM thotë se Toshkovski nuk ka kontroll as mbi kufirin verior, i cili i është dorëzuar menaxhmentit privat të VLEN-it. Ju nuk e dini se çfarë po ndodh atje dhe si do të shkojë. Kriminelët ikin nga burgjet dhe Toshkovski nuk mund t’i gjejë.

Nga atje pyesin se a do të kërkojë sot Mickoski llogari nga Toshkovski apo do të vazhdojë ta mbrojë atë?

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu