Rruga “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair, prej sot do të quhet rruga “Nënë Tereza”

Rruga “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair të Shkupit është riemëruar në rruga “Nënë Tereza”, përcjell TV21. Rruga u përuruar nga zv/kryeministri Izet Mexhiti dhe nga kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

“Rruga kryesore e Çairit, nga sot, do të mbajë emrin e bijës dhe nobelistes shqiptare nga Shkupi, Nënë Tereza. Në përvjetorin e 114-të të lindjes së humanistes Nënë Tereza, me krenari dhe respekt përuruam emrin e ri të rrugës kryesore të Çairit, e cila tani do të mbajë emrin e kësaj figure të madhe shqiptare. Më parë, kjo rrugë njihej si “Hristijan Todorovski Karposh”. Çdo ditë, mijëra qytetarë kalojnë në këtë rrugë, dhe tani, me një ndjenjë të veçantë mburrjeje, ata do të përkujtojnë dhe nderojnë Nënë Terezën, duke e kthyer këtë rrugë në një simbol të dashurisë dhe humanizmit që ajo përfaqëson”, tha Izet Mexhiti, zv/kryeministër./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çka humb Kosova nga pezullimi i Dialogut Strategjik?

SHBA-ja, të premten, pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë u theksuar se këto zhvillime kanë kufizuar aftësinë e...

Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak? Mojsilloviq: Po bëjmë përgatitjet

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, lidhur me paradën e ardhshme ushtarake në Beograd, tha se ushtria serbe nuk...

“SHBA ndëshkon bojkotet kundër Izraelit: A rrezikohet liria e shprehjes?”

Ndalimi, përpjekja e fundit legjislative për të synuar lëvizjen e Bojkotit, Shpronësimit dhe Sanksioneve kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Izraeli, ose...

⁠Kurti, izolim nga Perëndimi – lidhje vetem me Shkupin

(Nga: Mero Baze) 14.09.2025 Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar për forcimin e lidhjeve...

Qytetarët e Kosovës kërkojnë liderë të rinj, zbulon sondazhi i IRI

Një sondazh i realizuar nga instituti amerikan tregon se 50 për qind e qytetarëve të Kosovës besojnë se vendi ka nevojë për liderë të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu