Këshilli Gjyqësor mori vendim për shpalljen për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave themelore në shtatë qytete

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme mori më shumë vendime mes të cilave për publikimin e shpalljes për zgjedhjen e kryetarëve të Gjykatave Themelore në Gjevgjeli, Radovish, Strumicë, Dellçevë, Berovë, Krushevë dhe Ohër.

Pas rishikimit të raporteve për përmbushjen e kritereve për zgjedhjen e kryetarit të gjykatava themelore në Koçan, Ohër, Radovish dhe Strumicë, Këshilli vendosi që procedura të vazhdojë për dy kandidatë të paraqitur të cilët i përmbushin kriteret për Gjykatën Themelore Koçan, gjykatësit Spirto Borisov dhe Suzana Mileva, dhe mori vendim që të publikohet në shpallje për zgjedhje të kryetarit të Gjykatësit Themelor Ohër, pasi kandidati i cili është paraqitur ka pasur aplikim në kohë por jo të plotë.

Lidhur me shpalljet për Gjykatën Themelor Radovish dhe Gjykatën Themelore Strumicë, informuan se në shpallje nuk ka pasur kandidat të paraqitur dhe morën vendim që të publikohet shpallje e re.

Gjithashtu, është marrë vendim për publikimin e shpalljes së re për zgjedhjen e kryetarit dhe për gjykatat themelore në Dellçevë, Berovë dhe Krushevë.

Në seancën e sotme, në të cilën u miratua procesverbali i seancës së 491-të, u konstatua se do t’i pushojnë funksionin gjyqësor për shkak të përmbushjes së kushteve për pension pleqërie gjyqtareve Mirjana Radevska Stefkova nga Gjykata Supreme dhe Violeta Kosovska nga Gjykata e Apelit Manastir.

U konstatua dhe përfundimi i funksionit të ushtruesit të detyrës së kryetares së Gjykatës Themelore Veles, gjyqtares Biljana Jaçeva, pas kërkesës së saj, ndërsa për ushtrues të ri të detyrës së kryetares është vendosur Valentina Gjorgjievska.

Këshilli sot e refuzoi kërkesën për jetë të ndarë të gjyqtarit Aleksandar Shopov nga Velesi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkup. Kërkesa u refuzua si e pabazuar, pasi vendbanimi i tij është më pak se 100 kilometrat e parashikuara me ligj.

Për Jordan Jovanov, gjykatësi i Gjykatës Themelore Civile Shkup, i cili me vendim të mëparshëm të Këshillit është dërguar përkohësisht në Gjykatën Themelore Strugë, pas kërkesës të tij u mor vendim, sërish të dërgohet që për një vit në Gjykatën në Strugë.

Disa gjyqtarëve porotë nga Gjykatat Themelore në Kumanovë, Gjevgjeli, Gjykata Themelore Civile dhe Gjykata e Apelit në Manastir me vendimet e sotme u ndërpritet funksioni, ndërsa u zgjodhën gjyqtarë të rinj porotë në Gjykatën Themelore të Gjevgjelisë.

Në seancën e sotme Këshilli miratoi Rregulloren për përdorimin e telefonave celularë zyrtarë dhe Rregulloren për mënyrën e përdorimit të automjeteve zyrtare nga parku vozitës i Këshillit Gjyqësor të RMV-së.

Në të njëjtën kohë, u mor vendim për vazhdimin e bashkëpunimit me Institutin për kërkime juridike sociologjike në fushën e kryerjes së testeve psikologjike dhe për integritet.

Pas pauzës, seanca do të vazhdojë me vendime për kundërshtimin e gjyqtarit për ndryshimin e orarit të punës së Gjykatës Administrative si dhe seancën për parashtresa dhe ankesa të qytetarëve dhe personave juridikë për punën e gjyqtarëve, kryetarëve të gjykatave dhe gjykatave, marrjen e vendimit për ndryshimin të parashtruesit të kërkesës për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës, formimin e komisioneve të raportuesve pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës dhe të ndryshme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali i harruar: Mërgimtari i shpërblyer nga Komuna rikthehet si mysafir nderi

Pas pagesës prej 90 mijë denarësh nga Komuna e Tetovës, Xhevat Xhemaili shfaqet në pushime në vendlindje Xhevat Xhemaili, mërgimtari për të cilin u raportua...

Rami Mislimi e zbulon anketën e tretë me Photoshop të Bilall Kasamit – i del 100.7%

Zbulohet anketa e tretë me Photoshop e Bilall Kasamit – 100.7% Pasi e shiti Monopollin, NPK-në, ndriçimin publik, parkingun përballë NPK-së dhe së fundmi mori...

Lajmi i madh i Bilit të vockël, me investitor serb!

Skandal pas skandali, Bili i vockël s'ka të ndalur. Këto ditë Bili i vockël paralajmëroi se do te të ketë një investim prej 800 mijë...

“Deputeti Qoku manipulon publikun – Selimi e zhvesh me fakte: Vetë votuat qeverinë e ‘Botës Serbe’”

Shkup, 22 korrik 2025 – Përpjekja e deputetit të VLEN-it, Bekim Qoku, për të relativizuar përmbajtjen e raportit të Parlamentit Evropian mbi Maqedoninë e...

Deputeti i Mickoskit – i vetmi maqedonas në një familje të tërë bullgare

Ohër, 22 korrik 2025 – Mile Lefkov, deputet dhe anëtar i kryesisë ekzekutive të partisë VMRO-DPMNE në Shkup, që së fundmi deklaroi se shërbimet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu