Mickoski: Komisioni i përzier historik nuk ka qenë mbrojtës i interesave nacionale të popullit të RMV-së

Shkup, 26 gusht – Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë ndryshim kadrovik në komisioinin e përzier historik me Bullgarinë, pa dhënë detaje. Sipas tij, komisioni i përzier aktual nuk i justifikon pritjet dhe nuk ka qenë mbrojtës e interesave nacionale të popullit të RMV-së.

“Jo, prapavijë politike nuk ka. Është normale se kjo qeveri e re, njerëzit e rinj që e drejtojnë qeverinë e re, të ketë edhe ndryshime kadrovike. Nuk shikojmë këtu çka është e tmerrshme. Personalisht nëse më pyesni mua mendoj se komisioni i përzier aktual absolutisht nuk i arsyeton dhe nuk ka qenë mbrojtës i interesave nacionale të popullit të RMV-së. Ndryshe, po – është logjike kur keni qeveri të re të ketë edhe ndryshime në institucione të caktuara, nuk shikoj këtu pse do të kishte politikë”, deklaroi Mickoski, i cili ishte në manifestimin me rastin e ditëlindjes së Nënës Terezë.

Komisioni i përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore është themeluar si rezultat i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të nënshkruar më 1 gusht 2017.

Komisioni përbëhet nga historianë dhe profesorë nga të dyja vendet, ndërsa ekipi maqedonas udhëhiqet nga akademiku dr. Dragi Gjorgjiev, anëtar i ASHAM-it dhe profesor në Institutin për histori kombëtare (IHK) të USHCM.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu