Regjistrim në UKM më 29 dhe 30 gusht, mbi 9900 vende të lira për studentë në vit të parë

Të enjten dhe të premten (29 dhe 30 gusht 2024) është paraqitja në afatin e parë për regjistrim në vitin e parë të studimeve diplomike në Universitetin “Shën Kirili e Metodi”-Shkup për vitin studimor 2024/2025.

Në 23 fakultete në përbërje të UKM-së, të lira janë 9921 vende për studentë të rinj, prej të cilave 4761 për studentë të rregullt në kuotë shtetërore, 4210 për studentë të rregullt të cilët do t’i bashkëfinancojnë studimet dhe 950 vende të lira për studentë të çrregullt.

Sipas Konkursit të cilin UKM e shpalli në qershor, si dhe vitet e kaluara, numër më të madh të vendeve të lira ka në Fakultetin për Shkenca informatike dhe inzinieri kompjuterike-FSHIIK (1020), Fakutetin natyror-matematikor-FNM (1030), Filozofik – 895 vende, Fakultetin Filologjik – 790, Juridik – 705, Ekonomik – 700 vende të lira…

Çmimi i participimit për studime për studentë të rregullt në kuotë shtetërore është i pandryshuar dhe mbetet 200 euro në vit, ndërsa për studentët e rregullt të cilët do t’i bashkëfinancojnë studimet dhe për studentët e çrregullt shuma është 400 euro si edhe në vitet e kaluara.

Në Konkurs përmbahen kushtet dhe krteret prë regjistrim, mlnyra e përllogaritjes së pikëve nga matura shtetërore dhe suksesi i arritur në arsimin e mesëm dhe dokumentet e nevojshme për konkurrim.

Rezultatet nga afati i aprë regjistrues në UKM do të shpallen më 3 shtator, rang-lista prëfundimtare më 6 shtator dhe më 11 dhe 12 shtator do të jetë regjistrimi i kandidatëve të pranuar.

Afati i dytë i regjistrimit në Universitetin e Shkupit është më 17 dhe 18 shtator dhe afati i tretë më 27 shtator 2024.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në qershor i publikoi kuotat e caktuara për regjistrim në vit të parë – cikli i parë i studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin akadmeik 2024/2025, në pajtim me vendimin e Qeverisë.

“Shën Klimenti i Ohrit”-Manastir ka gjithsej 2404 vende të lira (1309 për studentë të rregullt në kuotë shtetërore, 679 për studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 416 vende për studentë të çrregullt).

Në Universitetin shtetëror të Tetovës ka gjithsej 4752 vende të lira (2477 në kuotë shtetërore, 1615 me bashkëfinancim të studimeve dhe 660 studentë të çrregullt).

Në Universitetin “Goce Dellçev”-Shtip ka gjithsej 3983 vende të lira (për studentë të rregullt në kuotë shtetërore 2223, për studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve 950 dhe për studentë të çrregullt 810).

Në Universitetin për shkenca informatike dhe teknologji “Shën Apostoli Pali” në Ohër ka vende për 364 brucoshë (200 në kuotë shtetërore, 90 me bashkëfinancim të studimeve dhe 74 për studentë të çrregullt).

Në Universitetin “Nëna Terezë” në Shkup vende të lira janë gjithsej 1805 vende për studentë (në kuotë shtetërore 1260, 325 për studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 220 për studentë të çrregullt).

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elijona zgjidhet banorja e preferuar, e votuar nga publiku

Në Big Brother VIP Kosova, Eliona u shpall banorja e preferuar e publikut, duke marrë mbështetjen më të madhe nga shikuesit.

Konjufca: Me m’pyet mu a është PDK me Listën Serbe, jo nuk mendoj ashtu- As Albin Kurti nuk menon ashtu

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk mendon që PDK e LDK “janë me Serbinë”. Sipas tij, as Albin Kurti nuk mendon...

Lirim Memetaj: Konjufca e pranon hapur- Mediat u përbuzën kur s’na duheshin, tani po na duhen për mashtrim

Analisti dhe gazetari Lirim Memetaj ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit të Glauk Konjufcës, duke i cilësuar ato si një formë të re...

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu