Pas emërimit të Burim Latifit, i afërm i Izet Mexhitit, Ministër i ekologjisë dhe drejtues i partisë Lëvizja Demokratike, në postin e drejtorit të MEPSO dhe akuzave për nepotizëm, faliljarizëm, sot u njoftua që edhe një i afërm i Mexhitit u emërua në post publik.
Muhamed Elmazi nga Saraji u emërua drejtor në NomaGaz, edhepse nuk njoftohet se me çfarë përgatitje profesionale e ka merituar vendin dhe do të drejtojë këtë drejtori, përveç se është në lidhje familjare me Mexhitin.
Më herët, një familjar tjetër inMexhitit u emërua drejtor në spitalin e Tetovës si dhe Selajdin Beluli gjithashtu familjar i Mexhitit u emërua në agjensionin për punësim.