Gashi: BDI-ja nuk ka potencial për destabilizim!

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në një intervistë për gazetën Fokus ka folur për pretendimet e BDI-së se qeveria aktuale nuk ka legjitimitet, si dhe njoftimet e Kryeministri Hristijan Mickoski se kjo parti (BDI) po përgatit destabilizimin e shtetit.

I pyetur rreth legjitimitetit të kësaj qeverie, Gashi tha se si kryetar i Kuvendit, fokusi i tij është që të sigurojë që të gjitha mendimet të dëgjohen dhe të vazhdojnë të punojnë drejt qeverisjes gjithëpërfshirëse që reflekton vullnetin e qytetarëve dhe se kjo qeveri është e bazuar në dy shtylla: ligjshmërinë dhe legjitimitetin.

“Ndonëse respektoj pikëpamjet e ndryshme, është e rëndësishme të theksohet se koalicioni ynë aktual u formua përmes një procesi demokratik që përfshinte dy komponentët thelbësorë të përfaqësimit, ligjshmërinë dhe legjitimitetin, dhe ne mbetemi të përkushtuar për respektimin e parimeve të këtij procesi”, është shprehur Gashi.

Ndërsa sa i përket pretendimeve të kryeministrit Mickoski se BDI po përgatit destabilizimin e shtetit në vjeshtë, për të mbrojtur kapitalin e fituar në 20 vitet e fundit në pushtet, Gashi u shpreh se këto kërcënime të BDI-së janë pasqyrim i ankthit të të qenit opozitë.

Gashi shtoi se BDI-ja aktualisht po përballet me sfida të mëdha, veçanërisht rrezikun e humbjes së një pjese të anëtarësisë dhe aftësisë për të funksionuar efektivisht brenda koalicionit të Frontit Evropian. Shenjat e mosmarrëveshjeve të brendshme tashmë janë të dukshme, tha Gashi, dhe duket vetëm çështje kohe para se këto ndarje të thellohen.

“Kërcënimet e fundit publike të individëve të caktuar nga Fronti Evropian janë më shumë një pasqyrim i ankthit të tyre pasi u bënë opozitë sesa si një subjekt që ka potencial për të destabilizuar vendin. Deklaratat e tyre duket se janë të nxitura nga frika e humbjes së ndikimit dhe jo nga një lëvizje e llogaritur për të shkaktuar jostabilitet”, deklaroi Gashi për Fokus, përcjell Alfax.mk.

Sipas Gashit, pasi BDI-ja të ketë përfunduar me atë retorikë, pritet që energjinë e tyre ta drejtojnë drejt punës konstruktive në opozitë dhe fokusimit në reformat e brendshme partiake.

“Është thelbësore që të gjithë aktorët politikë të sillen me përgjegjësi, veçanërisht duke pasur parasysh se ne jemi shtet anëtar i NATO-s dhe se duhet të sillemi si të tillë”, u shpreh Gashi.

I pyetur rreth mundësisë që BDI të inicojë protesta për të bërë presion mbi VMRO-DPMNE-në që ta zëvendësojë BDI-në me VLEN-in në qeveri ose, Gashi tha BDI-ja duhet të luajë rolin e opozitës e jo të përgatisë skenarë për destabilizimin e shtetit.

“Situata është mjaft e qartë: ne e konsiderojmë Frontin kundërshtar, axhenda e të cilit nuk është e fokusuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve, por në krijimin e tensioneve. Prandaj, kur marrim parasysh pritjet e qytetarëve nga ne, besoj se tashmë rezultati është i dukshëm dhe lehtësisht i parashikueshëm”, tha Gashi për Fokus.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lladrovci përshëndet dorëheqjen e Krasniqit, mbështet Bedri Hamzën për kryetar të PDK-së

Ramiz Lladrovci ka përshëndetur vendimin e Memli Krasniqit për t’u dorëhequr nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, përcjell TV21. Lladrovci thotë...

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga postin i kryetarit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë. Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se...

VMRO, Levica dhe LSDM bashkuan forcat për Butelin, shqiptarët humbën shansin historik për kryetar dhe përfaqësim në këshill

Në komunën e Butelit është mbyllur një nga garat më të ndjeshme politike të këtij cikli zgjedhor, ku për herë të parë shqiptarët kishin...

550 punonjës të Lukoil në Maqedoni rrezikojnë të mbesin pa punë!

Po kërkohet zgjidhje për 550 punonjësit e filialit të kompanisë ruse “Lukoil” në Maqedoni, pasi ky gjigant energjetik vendosi të shesë asetet e tij...

Lojë e rreme shpërblyese: “DM” nuk jep falas 500 kuti kozmetike

“DM” nuk është organizatori, as personi që e ka porositur këtë postim të rremë në rrjetin social Facebook. Ky është një mashtrim duke përdorur...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu