Strumica së shpejti do të jetë qyteti i parë në Ballkan me transport publik elektrik

Strumica do të jetë qyteti i parë i Ballkanit me transport publik urban të elektrizuar në korrelacion me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, bëri të ditur sot kryetari i Komunës së Strumicës, Kostandin Kostandinov me rastin e marrjes së çelësave të dhjetë autobusëve elektrikë në rrethin “AutoMaqedonia” në Shkup.

Autobusët aktualisht janë në fazën e procedurës për doganim, regjistrim dhe sigurim dhe pritet që nga 1 deri 6 shtatori të dërgohen në Strumicë, ndërsa nga 11 shtatori të vihen në provë për të paktën një muaj, periudhë kur do të ketë transport publik falas për qytetarët me qëllim që të eliminohen mangësitë e mundshme.

“Po shkruajmë histori si qytetarë të Strumicës sepse komuna jonë deri më tani nuk ka pasur transport publik dhe në të njëjtën kohë nuk mund të anashkalohet fakti që Strumica është një nga qytetet me ndotje të madhe të ajrit. Kur përballemi me sfida të tilla është e nevojshme të bëjmë nisma dhe projekte revolucionare dhe radikale si transporti publik i elektrizuar, duke na bërë qytetin e parë në Ballkan që zbaton transportin publik plotësisht të elektrizuar”, deklaroi Kostandinov.

Ky projekt, siç thekson ai, është konform me Marrëveshjen evropiane të gjelbër dhe shtoi se është vetëm çështje kohe se kur do të trokasë në derë detyrimi nga Bashkimi Evropian sipas rregulloreve të reja që përcaktojnë se deri në vitin 2035, 100 për qind e transportit urban duhet të ketë gaz “0” emetimet për shkak të dekarbonizimit të qyteteve dhe transportit publik.

Drejtori i Ndërmarrjes së transportit publik “Strumica Transport” Dragi Pop-Stojanov theksoi se futja e transportit 100 për qind elektrik është në përputhje me konceptin “Smart Siti Strumica” së bashku me shtigjet për biçikleta që janë ndërtuar në zonën brenda qytetit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Ilija Dimovski rikthen ‘Maqedoninë e Madhe’ në Ilinden – skandal me hartë provokuese nga shefi i PR-it të VMRO-së”

Në një akt flagrant të provokimit politik dhe irredentizmit të papërmbajtur, Ilija Dimovski - ish-deputet dhe aktualisht shef i Qendrës për Marrëdhënie me Publikun...

Sërish dhoma gazi për shqiptarët!

Në Kumanovë në një ndeshje basketbolli mes "Severnës" dhe Rumanisë, ndeshje kjo e vlefshme për kupat europiane, ka vazhduar avazi i vjetër i tifozëve...

Kumanovë, “Turma kërkon ‘Maqedoni të pastër’ – Mickoski i pranishëm, VLEN bën sikur s’pa”

Provokime të ulëta në Kumanovë: Shqiptarëve u shanë në kor në prezencë të qeverisë – Mickoski hesht! Dje në Kumanovë, në një ndeshje basketbolli, ndodhi...

Të dielën në Gajre të Tetovës zbulohet busti i Heroit Kombëtar Rafi Halili

Nesër, më 3 gusht 2025 (e diel), në ora 16:30 në fshatin Gajre të Tetovës, në Sheshin e Lapidarëve, do të mbahet ceremonia solemne...

Azem Sadiki shpall kandidaturën e pavarur për një mandat të ri në Komunën e Studeniçanit

Kryetari aktual i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, ka shpallur zyrtarisht rikandidimin e tij si kandidat i pavarur për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu