Petrushevski: Fajtori i vetëm për arratisjen e Ramadanit është gjykatësi Pajaziti, i cili është nën mbrojtjen e LSD-së dhe BDI-së

Deri kur LSD do ta mbrojë gjykatësin Pajazit Pajaziti dhe do ta fshehë se nga burgu u ikën të burgosurit për vrasjen te Mavrovasja? Pajaziti është fajtori i vetëm pse Blerim Ramadani iku. Po të shqiptonte Pajaziti paraburgim efektiv me burg, tani Ramadani do të ishte në Shutkë, deklaroi sot në konferencë për media në selinë e partisë deputeti i VMRO-DPMNE-së Brane Petrushevski.

“Pajaziti duhej të shkarkohet menjëherë, është vetëm gjykatës për të mbrojtur LSD-në dhe BDI-në përmes instalimeve të tyre në gjyqësor. LSD gënjen dhe manipulon me ditë të tëra, vetëm që ky ekzekutor i BDI-së të mbetet gjykatës”, tha Petrushevski.

LSDM, siç bëri të ditur, “shpërndan pupla për të mbuluar skandalin me të burgosurit e arratisur nga Idrizova dhe Shutka, të cilët u arrestuan për vrasjen në afërsi të Mavrovasja, dhe u arratisën nga burgu gjatë LSD-së”.

“Po të mos ishin arratisur nga burgu në kohën e LSD-së, nuk do të kishte ndodhur vrasja te Mavrovasja. Logjikisht lind pyetja, a e ka lejuar LSD-ja qëllimisht arratisjen e këtyre dy të burgosurve dhe për çfarë qëllimi? Institucionet janë të shkatërruara nga LSD dhe BDI. Pasojat e kësaj janë duke u ndjerë ende. Por për të gjitha këto do të ketë përgjegjësi dhe institucionet tashmë u janë kthyer qytetarëve”, deklaroi Petrushevski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu