Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë, krejt çka dihet nga takimet e tij në Presidencë dhe AKI

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikan, william Burns, ka nisur një vizitë disa ditore në disa prej vendeve të Ballkanit përfshirë edhe Kosovën. Agjencia e Inteligjencës Amerikane nuk ka dhënë hollësi për arsyet e kësaj vizite fillimisht në Bosnje e Hercegovinë, në Serbi dhe Kosovë. Por, sipas anëtarësive të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës në Kosovë, thonë se vizita e tillë është shumë e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ndërsa, analistët vlerësojnë se kjo vizitë është mesazh i qartë për Serbinë se nuk do të tolerohet përsëritja e sulmit në Basnjskë, ndërsa për Kosovën që të mos hapet Ura e Ibrit pa koordinim e cila mund të nxiste tensione.

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane, William Burns, në një vizitë të paparalajmëruar ka qëndruar gjatë ditës në Kosovë ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Takimi Burns-Osmani në prani edhe të shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti, zgjati rreth një minutë dhe presidenca nuk ka njoftuar ende për temat që janë diskutuar në tryezë. Vizita e shefit të CIA-s në Presidencë u zhvillua nënë masa të larta të sigurisë në dhe për rreth objektit të Kuvendit, por u bllokuan edhe disa rrugë të kryeqytetit nga Policia e Kosovës.

Drejtori i CIA-s, Wiliams Burns pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka shkuar në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

Burns i cili arriti në mesditë në aeroportin e Prishtinës me aeroplan ushtarak, jo zyrtarisht mësohet se do të qëndrojë edhe të premten në Kosovë.

Nga Agjencia e Inteligjencës Amerikane kanë thënë se nuk e komentojnë arsyen dhe orarin e udhëtimit të drejtorit të tyre.

Anëtari i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Vendenis Lahu, e quan të rëndësishme vizitën e shefit të CIA-së Amerikane.

“Mendoj se vizita e drejtorit të CIA-së në Ballkan është shumë e rëndësishme sidomos për kohën në të cilën po bëhet në një kohë kur Ballkani ka qenë i trazuar dhe situata e sigurisë në përgjithësi ka qenë e acaruar”, tha ai për rtv21.

Anëtari i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së Vendesin Lahu thotë se vizita e shefit të CIA-s ka të bëjë edhe me sinjalet për sulme të reja nga Serbia në veri të vendit.

“Ne kemi parë një retorik të ashpër të Serbisë e cila ka potencial për cenim të situatës në terren në pjesën veriore. Një vizitë e tillë është e rëndësishme”, tha Lahu.

Anëtari i Institutit të Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Florim Rullani, tha se vizita e shefit të CIA-së në Ballkan është mesazh i qartë se Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë dy vende ku potencialisht mund të ketë ngritje të tensioneve për shkak të ndikimit të Serbisë.

“Mesazhi i qartë është për Serbinë se nuk do të lejohen të përsëritet rasti i Banjskës. Ndërsa, për Kosovën që të mos hapet ura e Ibrit pa koordinim”, tha Rullani.

Përpara vizitës në Kosovë, drejtori i CIA-s, William Burns, qëndroi për vizitë në Bosnjë e Hercegovinë.

Vizita e Burns në Sarajevë dhe më vonë në Beograd u mbajt u mbajt sekrete nga institucionet e të dyja shteteve. Sipas njoftimeve jozyrtare, shefi i CIA-së Amerikane në Bosnjë e Hercegovinë u takua me përfaqësues të komuniteti të inteligjencës, anëtarë të Presidencës, si dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi. Një zyrtar i qeverisë amerikane konfirmoi për mediat atje se ata diskutuan për çështje me interes të përbashkët, që përfshijnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës. Gjithashtu, raportohet se ata diskutuan për retorikën dhe veprimet shqetësuese të Presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Pas Bosnje e Hercegovinës shefi i CIA-s vizitoi Serbinë. Sipas mediave serbe Burns u takua me përfaqësues të Agjencisë për Siguri dhe Informim (BIA), por nuk u bënë të ditura temat që ishin në tryezë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu