Taravari: Dimitrievskit do t’i duhen votat shqiptare në Kumanovë, vitin tjetër ka zgjedhje komunale

Arben Taravari nga VLEN i është përgjigjur deklaratave të djeshme të kreut të ZNAM, Maksim Dimitreivski, përcjell TV21. Taravari thotë se për VLEN-in, edhe ZNAM është pjesë e qeverisë, ndërsa thotë se me deklaratat e fundit, Dimitrievski po përpiqet të marrë pikë politike.

“Nuk dua ta komentoj z.Dimitrievskin. Mendoj se është shumë e ulët, ideja e atij është që të poentojë në këtë periudhë dhe është puna e tij. Mund të komentoje, për mua është pjesë e kësaj qeverie edhe Dimitrievski por mënyra se si mundohet të marrë përkrahje politike, më duket shumë e ulët, dhe jo e mirë edhe për atë sepse vitin e ardhshëm besoj se kandidon përsëri partia e tij në Kumanovë dhe do t’i duhen votat shqiptare”, the mes tjerash Taravari./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu