Hovenier: Po përballemi me disa sfida me qeverinë Kurti, kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier është deklaruar sot lidhur me raportet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qeverinë Kurti.

Hovenier në konferencën për media pas nënshkrimit të një marrëveshje për grantin 34.milionë dollarë ndërmjet Kosovës dhe USAID-it theksoi se po përballen me disa sfida me qeverinë e tanishme të Kosovës të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit, raporton Telegrafi.

“E rëndësishme të sqaroj një çështje… Shumë prej jush keni parë raportin në media për dallimet e tashme ndërmjet ShBA-së dhe anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare me Qeverinë e Kosovës për disa veprime të cilat janë udhëhequr nga qeveria e kryeministrit Kurti.

Siç kam thënë javën e kaluar po përballemi me disa sfida me qeverinë e tanishme të Kosovës të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë. Ashtu siç zëdhënësi i Departamentit të Shtetit më herët, Qeveria amerikane shpreson se po citoj “Qeveria e Kosovës do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me SHBA-në, BE-në, NATO-n dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë të Kosovës’”, ka thënë Hovenier.

Ai tutje tha se edhe pse disa fusha të bashkëpunimit me qeverinë Kurti mbesin më pak pozitive se që do të kishin shpresuar, përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës mbetet po aq i fortë, i hekurt si gjithmonë. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ilire Dauti e ashpër me Taravarin? Ç’është ky turp?! Ç’është kjo marrëzi?!

Ilire Dauti deputetja e ASH-së së Ziadin Selës, nëpërmjet një postimi ka vënë në dukje veprimet e Taravarit edhe pse ajo nuk përmend asnjë...

Shporta sindikale më e lartë për 1.000 denarë! Çmimet në markete janë rritur! Shtrenjtohet qumështi, mishi, djathi, vezët

Çmimet në markete po i thyejnë rekorde. TV21 vizitoi disa zinxhirë më të mëdhenj të marketeve. Regjistroi çmime më të larta për së paku...

Kuvendi rrëzoi amendamentet e Frontit Evropian në lidhje me ndryshimet në Ligjin për Inspektoratin e Gjuhëve

Ndryshimet e Ligjit për Inspektoratin Përdorimin e Gjuhëve, të cilat parashikojnë heqjen e statusit juridik kaluan filtrin e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie...

Me Xi Jinping në krah, Putin shfaq forcën! Drone, mijëra ushtarë dhe armë bërthamore në paradën e madhe në Moskë

Vladimir Putin vlerësoi “trimërinë” e ushtarëve rusë që luftojnë në Ukrainë sot, në një fjalim që mbajti para personelit ushtarak dhe rreth 20 udhëheqësve...

Momenti kur një dron u përplas në një ndërtesë qeveritare në Belgorod të Rusisë

Zëvendësguvernatori i rajonit të Belgorodit, Aleksander Aleksandroviq Lorenz, dhe një punonjës i Rosgvardias janë plagosur në sulmin e mëngjesit të sotëm nga një dron...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu