ASh: Bogojeski ofendon shqiptarët! Përfaqësuesit e VLEN-it i quan “kafshë”, ata ende heshtin

Një shkrim në rrjetet sociale i kryetarit të “Konceptit maqedonas”, Petar Bogojeski, ka shkaktuar reagime në ASH-Sela, përcjell TV21. Nga ASH thonë se Bogojeski po ofendon shqiptarët dhe koalicionin VLEN, ndërsa ftojnë Prokurorinë që të ndiqet penalisht Bogojeski.

“Më drejtpërdrejt dhe më qartë se kaq nuk mund të shprehej urrejtja ndaj shqiptarëve nga ana e këtij koalicioni monoetnik. Njëri nga partnerët e koalicionit, Petar Bogojeski, mik i kryeministrit dhe presidentes, ofendon rëndë shqiptarët dhe kjo kalon si diçka normale pa i penguar askujt. Në fakt ky është rreziku i vërtetë për tensione dhe jo e drejta e shqiptarëve për tu mbrojtur dhe për të ngritur zërin kundër nënçmimeve dhe ofendimeve si këto. Kryeministri Mickoski, skenaristët e tensioneve i ka në krahun e tij të djathtë. Prokuroria Publike me detyrë zyrtare duhet të hap lëndë dhe të ndjek penalisht këtë ofendim dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve, si formën më të rëndë të veprës penale sot. Ndërsa nga vasalët shqiptarë në Qeveri, nuk presin që t’i mbrojnë shqiptarët, por të paktën le t’i dalin zot vetes dhe të reagojnë ndaj ofendimeve që ju dedikohen mes tjerësh edhe atyre, ku vetë ata i quan “kafshë e padëfryer”. Mos vallë edhe nga Bogojeski frikësohen sikur nga Maksimi e Stoilkoviçi?”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu