LSDM: Të dorëhiqet Toshkovski, qytetarët ndihen të pasigurt

Nga LSDM kanë reaguar në lidhje me vrasjen e sotme në Shkup, përcjell TV Shenja.

“Brenda më pak se 24 orëve ndodhën dy përplasje mafioze në Shkup, me mediat që raportojnë për një person të vrarë në mëngjesin e sotëm në parkingun pranë Q.T ‘Mavrovasja’ dhe për të plagosur në të shtënat e mbrëmshme në Hasanbeg.
Qytetarët janë të shqetësuar dhe ndihen të pasigurt. Këto përplasje po bëhen përditshmëri sepse MPB dhe Toshkovski nuk arrijnë t’i gjejnë autorët dhe t’i zgjidhin rastet. Për të rikujtuar, gjatë mandatit të Toshkovskit ka pasur tre vrasje dhe tre tentativa për vrasje, ndërsa vetëm një rast është zgjidhur. Paaftësia e qeverisë së Mickoskit e ka shndërruar Maqedoninë në Perëndim të egër. Bandat kriminale po veprojnë pa pengesa, kriminelët po arratisen nga burgjet që janë si hotele të hapura, ndërsa qytetarët kanë frikë për sigurinë e tyre. Nuk ka skandal në tre muajt e fundit që të mos jetë i lidhur me Toshkovskin dhe MPB-në. Toshkovski është ministri më i paaftë i punëve të brendshme dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shtetasi gjerman deportohet nga Maqedonia për valëvitje të flamurit të “Shqipërisë së Madhe”

Një shtetas gjerman është dënuar me kusht dhe është deportuar nga Maqedonia e Veriut për shkak të siç thuhet gjuhës së urrejtjes. Ai kishte...

Rron Gjinofci shpërndan propagandë për të shtrembëruar historinë e luftës së UÇK-së

Aktivisti i njohur i OJQ-ve të financuara nga fondacionet e George Soros, Rron Gjinofci, ka shpërndarë në rrjetet sociale një status provokues ku sulmon...

Kurti-gazetares: I thoni pronarit të televizionit tuaj t’ia kthejë Telekomit 62,2 milionë euro, lëri albuminat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë prononcimit për media pas vizitës në Klinikën e Kardiologjisë, ka reaguar ashpër në pyetjen e gazetares...

Zyrtarët ushtarakë paralajmërojnë se pushtimi i Gazës do ta sillte vdekjen e shumë ushtarëve

Zyrtarët ushtarakë izraelitë besojnë se nëse Izraeli e çon përpara planin për ta pushtuar plotësisht Rripin e Gazës, kjo do të çonte në viktima...

Dodik humb mandatin si president i Republikës Srpska

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë e Hercegovinës ka marrë një vendim unanim për t’ia hequr mandatin Milorad Dodikut si president i Republikës Srpska Komisioni Qendror...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu