Kurti për Trump: Kandidat i pazakonshshëm, në preokupimin kryesor të tij Kosova merr notë pozitive – mbetem demokrat

Kryeministri Albin Kurti ka folur lidhur me garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nëse ka shqetësime nëse ish-Presidenti Donald Trump do të rikthehet në pushtet, të cilin e quajti “kandidat të pazakonshëm”.

Kurti tha se Kosova i sheh si partner Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se në prekuokupimin kryesor të Trump, Kosova ka notë pozitive. Shtoi se ai vetë mbetet “demokrat, e socialdemokrat”, shkruan Reporteri.net.

“Pa dyshim se kemi një situatë në të cilën Partia Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një kandidat të pazakonshëm. Bëhet fjalë pra për ish-presidentin Trump, i cili në raport me NATO’n ka pasur vërejtjen e tij kryesore që shtetet anëtare do të duhej ta arrijnë kuotën për 2 përqind sa i përket mbrojtjes së sigurisë. Në këtë aspect besoj që Kosova është në anën e ndritshme për shkak se ne tashmë e kemi mbërrirë kuotën prej 2 përqind të Bruto Prodhimit Vendor meqenëse e kemi dyfishuar shpenzimin për mbrojtje, e kemi trefishuar shpenzimin për armatim, e i kemi katërfishuar trajnimet jashtë vendit për ushtarët e FSK’së”, deklaroi Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Krasta për artikullin që publikoi RTK: Nuk është primare historia e ndëshkimit e heqja e kokave – nuk e zgjidhin…
“Ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shohim partner dhe në preokupimin kryesor të ish-presidentit Trump edhe aty Kosova merr notë pozitive. Natyrisht dhe si kryeministër i Kosovës mbetem demokrat, mbetem socialdemokrat”.

Kurti tha se nuk ka dëmtim të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se marrëdhëniet që po ndërtohen janë më të fuqishme se kurrë më parë.

“Nuk besoj që ka kurrfarë dëmtimi të marrëdhënieve. Është e vërtetë që unë nuk ngjasoj me kryeministrat që kanë qenë në Republikën e Kosovës para meje. Por unë besoj që marrëdhëniet që po i ndërtojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të fuqishme se kurrë”, deklaroi Kurti.

Kurti e pranoi se ka “mospajtime sporadike” me ShBA’në, por tha se Shtetet e Bashkuara kanë shumë arsye që të jenë krenare me Republikën e Kosovës.

“Bashkëpunimi me ShBA’të është zgjeruar dhe është thelluar. Mospajtimet sporadike kurrë për vlera, parime e qëllime, por nganjëherë strategji, taktika dhe operacione bëhen lajme të mëdha. Por, unë besoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shumë arsye që të jenë krenare me Republikën e Kosovës më shumë se asnjëherë më parë, e për zhvillimin dhe ndërtimin e së cilës kanë kontribuar si askush tjetër”, tha Kurti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu