Taravari: Duhet ta mendojmë votuesin tonë i cili është opozitar dhe na dhanë votën për ta sjellur ndryshimin te shqiptarët!

Ne duhet ta mendojmë votuesin tonë i cili është opozitar dhe na dhanë votën për ta sjellur ndryshimin te blloku politik shqiptar. Prandaj mendoj se duhet të mendohemi dhe të sjellim vendim se si më tej pa mos e anashkaluar as qendrimin në Qeveri ose daljen vetë në zgjedhje.

Kështua tha sonte kryetari i ASH-së, Arben Taravari në emisionin “24 Hapur” në televizionin 24.

“Nuk është logjie për shembull nëse Aleanca për Shqiptarët shkon me partitë opozitare ose vetë në zgjedhje, të jetë pjesë e Qeverisë. Ajo është jo e logjikshme. Nëse shkohet në opsion tjetër, gjegjësisht me BDI-në, atëherë është normale të vazhdohet. Megjithatë, unë mendoj se do të duhet debat menjëherë pas Vitit të Ri dhe në Kuvendin qendror ti shqyrtojmë të gjitha opionet. Tanimë, ne të gjithë përgatitetmi për zgjedhje edhe pse fushata nuk ka nisur, por jo zyrtarisht të gjithë jemi në fushatë. Ka kombinatorika dhe bisedime të ndryshme për koalicionim në zgjedhje. Ne kemi qendim të Kryesisë qendrore se shkojmë vetë në zgjedhje dhe përgatitemi në terren”, deklaroi kryetari i ASH-së, Taravari.

Ai tha se ASH ka bisedime intensive si me opozitën shqiptare, ashtu edhe me BDi-në.

“Nuk dua të fsheh se ne kemi bisedime intensive edhe me partitë opozitare politike shqiptare, por edhe me BDI-në për kombinime eventuale të cilat do të mund të ishin të mira për ata dhe për ne. Megjithatë, them sërisht se mobilizimi i anëtarësisë është të shkojmë vetë në zgjedhje dhe të shohim se cili vendim do merret”, shtoi Taravari.

I pari i ASH-së shtoi se si parti kanë dalë në skenën politike për ta bërë ndryshimin te shqiptarër por kujdesen që vendi ta vazhdojë edhe rrugën evropiane.

“Në fund të ditës të gjitha partitë politike do dalin në zgjedhje për të bërë rezultat të caktuar. Kjo do jetë në bazë të ndonjë platforme dhe pos platformës do të flitet edhe për kombinimin më të mirë të mundshëm. ASH është themeluar si parti politike për ta sjellur ndryshimin te shqiptarët dhe para 9 viteve dolëm si fraksion nga një parti e caktuar politike PDSH dhe quheshim LR – PDSH. Pastaj fituam dy komuna dhe kemi 8 deputetë por gjithësesi se më intereson edhe rruga evropiane e shtetit, por edhe e mira e përgjithshme për qytetarët dhe për partinë tonë”, theksoi më tej kreu i ASH-së.

Ai tha se nuk ka pse të fsheh se është takuar si me kreun e BDI-së Ali Ahmetin, poashtu edhe me kreun e LD Izet Mexhiti dhe të LB Bilall Kasami.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu