Kallëzim penal ndaj një inspektori nga Struga, dyshohet për vjedhje të energjisë elektrike

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në MPB ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Strugë kundër V.R – inspektor për krime ndërkufitare dhe migrime Strugë në Departamentin për krime ndërkufitare, migrime, të huaj dhe ripranim në Qendrën rajonale për çështje kufitare Perëndim, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se ka kryer veprën penale “vjedhje e energji elektrike, energji termike ose gaz natyror” sipas nenit 235-a të Kodit Penal.

“Më 11.06.2024, punonjës të EVN Strugë kanë deklaruar se i raportuari V.R. kryen marrjen e paautorizuar të energjisë elektrike trefazore në shtëpinë e tij në fshatin Dollgozhdë, Strugë. I raportuari ka kryer vjedhjen e rrymës nga një shtyllë e EVN-së përmes një njehsori të instaluar në shtëpinë e babait të tij të ndjerë, nga ku kablloja e rrymës është futur në shtëpinë e tij”, njofton MPB.

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale kundër V.R. do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush...

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës,Haqim Ramadani humbi betejen e tij përball kandidatit maqedonas me një rezultat të ngushtë. Përveç kësaj humbjeje Ramadani humbet...

Shaholli: Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet!

Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet! Shqiptarët u nenshtruan, ashtu siç e parashikoja dhe ndjeja unë rrezikun e rimarrjes së Kërçovës dhe Strugës nga...

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu