V’ritet familja prej 8 anëtarësh në Gaza: Ishin duke fjetur kur u goditën

Një familje, mes tyre gjashtë fëmijë, janë vrarë në Rripin qendror të Gazës, pas sulmeve izraelite në territorin e rrethuar palestinez.

Të paktën 25 palestinezë u vranë në 24 orët e fundit, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Prindërit dhe gjashtë fëmijët e tyre u vranë në Deir el-Balah në pjesën qendrore të Rripit, tha Spitali i Martirëve Al-Aksa. Gjyshi i fëmijëve tha se nëna e tyre punonte për Kombet e Bashkuara.

“Vajza ime, së bashku me bashkëshortin dhe gjashtë fëmijët e saj, flinin të qetë në shtëpi në Deir al-Balah. Ata u kapën në befasi, një raketë izraelite ra mbi kokat e tyre. E gjithë shtëpia ishte rrafshuar. Ata u vranë të gjithë”, tha Mohammed Awad Khattab për Al Jazeera.

“Çfarë gabimi bënë ata fëmijë të pafajshëm? A përbënin ata ndonjë rrezik për Izraelin? A mbanin armë?” pyeti ai.

Tareq Abu Azzoum i Al Jazeera, duke raportuar nga Deir el-Balah, tha: “Katër nga fëmijët e saj ishin binjakë dhe ata janë rreshtuar së bashku për t’u varrosur në varrezat këtu në këtë qytet.”

“Ne kemi parë skena vërtet tronditëse këtë mëngjes me dhjetëra trupa të rreshtuar në morgun jashtë spitalit Al-Aksa. Ka pasur një rritje të jashtëzakonshme të sulmeve izraelite në Deir el-Balah ku palestinezëve iu tha të kërkonin strehim,” shtoi Abu Azzoum.

Ofensiva 10-mujore e Izraelit deri më tani ka vrarë më shumë se 40,000 palestinezë në Gaza.

Diku tjetër në rrip të dielën, një avion izraelit bombardoi dy ndërtesa apartamentesh në kampin e refugjatëve Jabalia, duke vrarë të paktën katër palestinezë, njoftoi agjencia e lajmeve Wafa.

Të shtunën vonë, një sulm pranë qytetit jugor të Khan Younis vrau katër persona nga e njëjta familje, duke përfshirë dy gra, sipas Spitalit Nasser.

Dhe në kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të Rripit, shtatë persona u vranë, duke përfshirë tre fëmijë, sipas Al Jazeera Arabic./vizionplus.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Miftaraj: Uria e Albin Kurtit për pushtet ka shkuar në nivel të frikshëm

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar deklaratën e Ambasadës së SHBA-së, pas moscertifikimit të Listës Serbe. Sipas Miftarajt, Albin...

Ambasada amerikane: Përpjekjet e VV-së për mos-certifikimin e Listës Serbe dëmtojnë stabilitetin dhe rikthimin e Dialogut Strategjik

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar për mos certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas Ambasadës ...

Çfarë do të gjobitet përmes sistemit SAFE CITY?

Sistemi SAFE CITY, i cili gradualisht po zbatohet në disa qytete të vendit, ka për qëllim të përmirësojë sigurinë në trafik dhe të ulë...

Arrestohet miss Maqedonia pas përplasjes me policinë, lopët e saj kanë ngrënë lakrat në arat e fqinjëve (Video)

Ish missi i Maqedonisë nga Kriva Pallanka afër Kumanovës, Julijana Gjorgjievska (fitoi edhe titullin Miss Euroazia në vitin 2024 në Itali), tani është fermere...

Joseph, Coffey, Primorac njëzëri në Senatin Amerikan: Po, Kurti është bllokues i proceseve

Në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan po mbahet një seancë dëgjimore me temën “Një rrugë drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. Gjatë diskutimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu