Subvencionimi i Racionit ditor për studentët! A mund të ushqehet një student me 140 denarë në ditë?

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se nga data 15 gusht deri më 5 shtator studentët në vend do të mund të aplikojnë për subvencionim të racionit studentor për vitin akademik 2024-2025.

“Ministria e Arsimit ka vlerësuar se një buxhet prej 140 denarë është i mjaftueshëm për studentët për të paguar vaktet ditore, por të shohim tani në një market se çfarë konkretisht mund të blejë një student më 140 denarë.”-
“ E bëmë pazarin. Të shohim tani se çfarë kemi blerë për 140 denarë, kjo është fatura.”
Blendi Hodai, nga Forumi për Ndryshimin e Arsimit, thotë se MASH ka dështuar në krijimin e kësaj politike. Ai thotë se zgjidhja nuk është tek rritja e shumës, sepse çmimet lëvizin vazhdimisht, por kërkojnë që Maqedonia të marrë shembull nga Sllovenia, ku dikasteri i arsimit ka marrëveshje me objektet gastronomike që të ofrojnë meny për atë shumë parash.

“Nëse e shihni modelin e Sllovenisë si funksionon. Atje ministria e Arsimit dhe Shkencës ka një lloj bashkëpunimi me subjektet gastronomike dhe restorantet që ata të ofrojnë një lloj menuje studentore për shumën me të cilën ata e kanë në Slloveni. Ndërkaq ne thjesht i kemi paratë, por nuk kemi oferta, pako apo menu studentore për 140 denarë të marrim ndonjë pako ushqimore, përveç që mundemi të blejmë në furrë buke ndonjë byrek apo gjevrek dhe jogurt”, deklaroi Blendi Hodai nga Forumi për Ndryshimin e Arsimit.

U drejtuam tek Ministria e Arsimit për t`u informuar nëse planfikojnë të bëjnë ndonjë ndryshim qoftë në shumën e parave që do t`u ndahen studentëve në bazë ditore, apo se ku mund t’i shpenzojnë, por deri tani nuk kemi përgjigje.

Për Subvencionim të racionit ditor për ushqim mund të aplikojnë të gjithë ata që vijojnë studimet dhe ata të cilët do të fitojnë statusin e studentëve në studimet deridiplomike në universitetet shtetërore dhe private.

Aplikimi realizohet në forme elektronike përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk. Studentët që aplikojnë duhet të jenë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe student të rregult, të mos jenë të punësuar në kohë të plotë dhe të mos kenë të ardhura mujore mbi asnjë bazë më të madhe se paga neto minimale për vitin aktual. /tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rënie Shokuese e Investimeve të Huaja: Vetëm 209 Milionë Euro për 9 Muaj, Katër Herë Më Pak se Viti i Kaluar!

Investimet e huaja direkte në vend për periudhën janar-shtator 2025 shënuan një rënie drastike, duke arritur vetëm 209,4 milionë euro, katër herë më pak...

Fenomeni Elijona: E bukur, e ftohtë dhe strategjike- banorët e BBVK në panik nga fuqia e saj

Elijona ka arritur të jetë një nga personazhet më të komentuara dhe më të ndjekura në edicionin aktual të Big Brother Vip Kosova. Ajo është...

Dolce harron Edin sapo hyn në Grande Fratello? Dolce mohon lidhjen me Edin në BBVK

Shkëmbimi i banorëve mes Big Brother VIP Kosova dhe Grande Fratello ka nisur me një surprizë jo shumë të këndshme për mbështetësit e çiftit...

Mbi 100 turistë vrasës në ‘Sarajevo Safari’- Gazeta gjermane FAS zbulon dosje tronditëse!

Gazeta gjermane Frankfurter Sonntagszeitung (FAS) ka publikuar një artikull të gjerë me detaje të reja rreth fenomenit “Sarajevo Safari”, që i referohet pjesëmarrjes së...

Shaholli: A e ka humbur Severnistani rrugën në oborr?!

Sipas zhvillimeve të fundit dhe konkluzionit të Progres Raportit të BE-së disa javë më parë, Severnistani nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu