Memli Krasniqi: Koha për Bedri Hamzën, të bëhemi bashkë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka quajtur të panevojshme shtyrjen e zgjedhjeve nacionale, prej 26 janarit, e cila ishte kërkesë e PDK-së, në 9 shkurt.

Megjithatë, Krasniqi ka thënë se tashmë kjo nuk ka rëndësi, meqë, sipas tij, e rëndësishme është se tani kemi një datë, e cila do të shënojë ikjen e një qeverie të papërgjegjshme dhe ardhjen e një tjetre, kredibile e të aftë, në krye me Bedri Hamzën.

“Siç na e dëshmon edhe historia, me PDK-në dhe Bedriun në timon, Kosova do të rikthehet në rrugën e munguar të zhvillimit, integrimit, partneritetit e miqësisë së mirëfilltë. Është koha që të bëhemi bashkë edhe një herë për Kosovën që e ëndërrojmë të gjithë”, ka shkruar Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës në takimin e fundit me Presidenten Osmani për t’u koordinuar për datën e zgjedhjeve, kishte kërkuar që data e parë ligjore e mundshme, që ishte 26 janari, të ishte data kur duhet të mbahen zgjedhjet e rregullta.

Sipas PDK-së, çdo shtyrje e zgjedhjeve e cila ia zgjatë jetën kësaj qeverie, është në dëm të shtetit dhe qytetarëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ledioni nderon kujtimin e Shpat Kasapit në Big Brother VIP Albania: ‘Do të doja që sonte të prezantoja klipin e tij hyrës’

Ledioni në Big Brother VIP Albania kujtoi Shpat Kasapin, duke thënë: ‘Do të doja që sonte të prezantoja klipin e tij hyrës – duartrokitje...

Monika Kryemadhi nuk mund asesi ta thërrasë Ilir Vrenozin në emër, shkaku i Ilir Metës, “mos të krijoj dhimbje të brendshme”

Gjatë Big Brother Albania, Monika Kryemadhi u përball me situatën e veçantë që ta thërrasë Ilir Vrenozin në emër. Ajo nuk arriti ta bënte...

Ilaz Leskovica reagon ndaj Kongresit të 5-të të BDI-së, tejet i revoltuar: “Nga reformat nuk mbeti as shkronja (R).”

Edhe kryetari i degës së BDI-së, Shuto Orizar, është ndarë tejet i revoltuar nga Kongresi i 5-të i partisë. Reagimi i tij pasqyrohet edhe...

Shkelni, shkelni, shkelni me dy këmbë, se keni gjet!”- Abdul-Selam S. kritikon vendimet e Kongresit të 5-të të BDI-së

Në një postim të fundit në Facebook, Abdul Selami shprehu pakënaqësinë e tij për vendimet dhe zgjedhjet e marra gjatë Kongresit të 5-të të...

Monika Kryemadhi do të jetë opinionistja e dytë në Big Brother VIP Albania

Monika Kryemadhi u shfaq si opinionistja e dytë në spektaklin “Big Brother VIP Albania”, duke iu bashkuar panelit të opinionistëve krah Arbër Hajdarit. Ky...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu